Kampioni e nis me barazim

Kombëtarja e Italisë e ka filluar me barazim kampanjën në kampioantin botëror Afrika e Jugut 2010. Kampioni aktual i botës ka luajtur baras me Paraguain 1:1 në ndeshjen e parë të grupit F.
Italianët e kanë filluar mirë takimin, duke sulmuar portën e Paraguait, mirëpo pa sukses. Në momentet kur Azzurrët kishin posedimin e topit, Paraguai kaloi në epërsi në minutën e 39-të.
Alcaraz arriti ta mposhtë Buffonin, pasi mori një top të mirë pas ekzekutimit të goditjes së lirë.
Edhe në pjesën e dytë, Azzurrët patën posedimin e topit si dhe arritën të krijojnë disa raste shënimi. Në minutën e 62-të, De Rossi arriti ta barazojë rezultatin në 1:1, pas një goditjeje nga këndi të cilën e ekzekutoi Pepe.
Pas barazimit, italianët kërkuan golin e fitores, mirëpo atë nuk e arritën, pasi reparti sulmues ishte shumë i ngathët dhe asnjëherë nuk arriti ta rrezikojë seriozisht portierin e Paraguait.
Në kuadër të Grupit F sot pritet të zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Zelandës së Re dhe Sllovakisë (13:30). Mirëpo, Italia dhe Paraguai shihen si dy skuadrat që do ta kalojnë grupin.