E Diel, 1 Nëntor 2026

Gr. E, të gjitha kombinacionet e mundshme

Grupi E do të luajë të enjten ndeshjet e treta dhe të fundit, me Holandën e kualifikuar, por jo ende zyrtarisht në vendin e parë. Kameruni është eliminuar, ndërsa për vendin e tjetër që të çon në fazën e një të tetave do të luftojnë Japonia dhe Danimarka.

Të dyja skuadrat pas dy ndeshjeve kanë nga tri pikë, por me Japoninë që ka avantazin e golaverazhit. Nëse takimi midis tyre do të mbyllej në barazim e avantazhuar është Japonia.

Danimarkë-Japoni është dhe takimi më tërheqës i grupit E.

Holanda (6 pikë, +3 golavarezhi) e mbyll e para në grup nëse fiton ose dhe barazon me Kamerunin, por edhe nëse humbet me afrikanët e Samuel Eto’o dhe Japonia e Danimarka barazon.

Gjithsesi, “tulipanët” kanë edhe një mundësi tjetër: humbasin minimalisht me Kamerunin dhe fituesi i duelit Danimarkë-Japoni nuk fiton me më shumë se dy gola (Japonia) dhe tre gola (Danimarka).

Japonia ka dy mundësi për kualifikim: fiton ose barazon me Danimarkën, ndërkohë që ko e fundit ka vetëm një opsion, fitoren me Japoninë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 23 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›