Olsen: Japonia, si një finale

Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, e konsideroi një “finale” ndeshjen kundër Japonisë në Rustenburg, por nga ana tjetër shprehu besimin se skuadra e tij do t’ia dalë me sukses:
“E dimë se çfarë duhet të bëjmë”, - tha ai.
“Është një ndeshje vendimtare dhe finalja e parë për ne, por e dimë se që na duhet ta fitojmë patjetër ndeshjen. Sot është gjithmonë më e vështirë t’i shënosh gola një ekipi që luan në mbrojtje”, - theksoi trajneri danez përpara ndeshjes me aziatikët në grupin E.
Japonia ka dy mundësi për kualifikim: fiton ose barazon me Danimarkën, ndërkohë që ko e fundit ka vetëm një opsion, fitoren me Japoninë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 23 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili