E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr. H, Spanjë – Zvicër, pragndeshja

Spanja do të nisë fushatën e saj për titullin e parë botëror, duke synuar së pari nënshtrimin e Zvicrës, në ndeshjen hapëse të grupit H.

Pasi triumfoi në mënyrë madhështore në Euro 2008, Spanja kërkon të jetë ajo superfuqia futbollistike e planetit, duke pasur as më pak dhe as më shumë objektiv të vetëm trofeun e Kupës së Botës.

Skuadra e Vinsente del Boskes është e kompletuar dhe me eksperiencë, me lojtarë të kalibrit të lartë ndërkombëtar, të aftë të shkatërrojnë çdo pengesë që i del përpara.

SPANJA

Spanja do të ketë mundësi të tregojë formën e saj të shkëlqyer përballë Zvicrës si çifti i fundit që mbyll xhiron e ndeshejve të para në grupe.

Del Boske ia ka dalë të ketë të gjithë grupin në dispozicion, por ende ka disa dyshime të vogla te lojtarët kyç si Fernando Torres, Sesk Fabregas dhe fantazisti Andres Iniesta.

Sulmuesi i Liverpulit, Torres është rikuperuar nga dëmtimi, por ndoshta mund ta nisë ndeshjen nga stoli.

Andres Iniesta është gjithashtu në dyshim për formacionin startues pas dëmtimit të vogël në shkatërrimin 6-0 në miqësoren kundër Polonisë.

Sesk Fabregas pasi mungoi në fund të sezonit me Arsenalin për shkak të dëmtimit në këmbë mund të jetë në mesfushën me pesë lojtarë me “Këpucën e artë” të Euro 2008-s, David Vija në linjën sulmuese.

ZVICRA

Zviceranët ia dolën të fitonin një vend në Afrikën e Jugut, pavarësisht humbjes shokuese me Luksemburgun.

Gjithsesi, ata konsiderohen si jo favoritë në grup, duke pasur parasysh se Spanja dhe Kili kanë më shumë potencial.

Trajneri Otmar Hitcfeld vuan nga dy dëmtime të rëndësishme të lojtarëve si Aleksandër Fraj dhe Valon Behrami, të cilët nuk do të jenë në formacion.

Kapiteni Fraj ka një problem në kavilje dhe do të zëvendësohet në sulm nga Eren Derdijok, ndërkohë që mesfushori i Uest Hemit, Valon Behrami ka probleme në kofshë,.

Gjyqtare: Edi MAILET
Ditëlindja: 19.10.1967
Kombësia: Sejshele
Profesioni: Koordinator i arbitrave
Arbitër ndërkombëtar që nha viti 2001. Ka gjykuar përballjen e tensionuar mes Algjerisë dhe Egjiptit.

SPANJA
Trajner: Vinsente del Boske
Kapiten: Iker Kazijas
Ylli i skuadrës: Fernando Torres
Vlera e lojtarëve: 565 mln euro
Numri i klubeve: 15 800
Numri i lojtarëve: 490 000
Viti i themelimit: 1903
Anëtarësimi në FIFA: 1904
Pjesëmarrje: 12
Trofe: 0
Bilanci: 49 N, 22 F, 12 B, 15 H

ZVICRA
Trajner: Otmar Hitcfeld
Kapiten: Aleksander Frei
Ylli i skuadrës: Aleksander Frei
Vlera e lojtarëve: 115 mln euro
Numri i klubeve: 1800
Numri i lojtarëve: 339 000
Viti i themelimit: 1895
Anëtarësimi në FIFA: 1904
Pjesëmarrje: 12
Trofe: 0
Bilanci: 26 N, 8 F, 4 B, 14 H

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 15 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›