Gr.G, Bregu F. – Portugali 0-0

www.albania-sport.com - Portugalia dhe Bregu i Fildishtë luajtën një nga ndeshjet më luftarake deri tani në Kupën e Botës në ndeshjen hapëse të grupit G në “Port Elizabeth”, pavarësisht se takimi përfundoi pa gola.
“Elefantët” e Afrikës ishin dukshëm më të mirë, duke prodhuar një lojë me cilësi dhe ambicie, por ishte Portugalia ajo që pati dhe rastin më të mirë për të fituar ndeshjen kur gjuajtja e Kristiano Ronaldos goditi shtyllën në pjesën e parë.
Lajmi më i bujshëm i ndeshjes kishgte të bënte me sulmuesin e fuqishëm të Celsit, Didier Drogba, që pavarësisht se rikthehej nga një rikuperim urgjent pas thyerjes së krahut, luajti 25 minutat e fundit në fushë duke frymëzuar bashkëlojtarët e drejtuar nga Sven Goran Eriksoni.
Ndeshja nisi me një ritëm të shpejtë, nisur edhe nga synimi i të dyja skuadrave për t’i marrë njëra-tjetrës pikët e plota, duke pasur edhe Brazilin në “grupin e vdekjes”.
Me profile të qarta sulmuese, portugezet më virtuozë me topin dhe afrikanët më atletikë në veprime, rastet nuk munguan për të dhuruar emocione në një stadium të nxehtë dhe me vuvuzelat e famshme gjithmonë në ritëm të plotë.
Entuziazmi u rrit në maksimum në stadiumin “Port Elizabeth”, kur lojtari më i shtrenjtë në planet, Kristiano Ronaldo, goditi shtyllën në minutat e para të takimit me një gjuajte të fuqishme.
Edhe Bregu i Fildishtë pati një rast të mirë, por gjuajtja e Ceik Tiote përfundoi më shtyllën horizontale.
“Elefantët” prodhuar më shumë fuqi sulmuese, por rrezikshmëria gjithmonë e pranishme e Kristiano Ronaldos, frenoi disi lojën e Bregut të Fildishtë.
Në minutën e 65-të, “qershia” më e madhe e “tortës” së ndeshjes, Drogba hyri në vend të Kalu, por sulmuesi i fuqishëm i kampionëve të Anglisë nuk mundi të gjejë rrjetën.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 15 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili