E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hitcfeld, gëzime dhe shqetësime kunder Spanjes

Ndeshjen e parë në Kupës së Botës gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner, Otmar Hitcfeld, nuk e pret vetëm me krenari e kënaqësi, por gjithashtu edhe me shqetësime.

Kundër kampionëve të Europës dhe një prej skuadrave më favorite për të fituar titullin e kampionit të botës, Spanjës, trajneri i Zcicrës do të ketë katër mungesa.

Kristof Spiher dhe Marko Streler, tashmë i kanë dhënë lamtumirën Botërorit, ndërkohë që kosovari Valon Behrami dhe kapiteni Aleksandër Fraj deri përpara kësaj ndeshjen në stadiumin e Durbanit ende nuk janë gati.

“Hitcfeld bëj Jogin”, shkruante gazeta zvicerane “Blick”. Ish-trajneri i Bajernit të Munihut mund të aplikojë një sistem loje 4-2-3-1, me qëllim që të bllokojë pasimet e shkurtra e të shpejta të “mbretërorëve” spanjollë.

Në vend të Behramit dhe Frajit ka të ngjarë që të luajnë lojtarët e Bundesligës, Pirmin Shvegler (Eintraht i Frankfurtit) dhe Trankuilo Barneta (Bajer Leverkuzen). Në formacionin fillestar priten të jenë edhe Gokhan Inler, Benxhamin Hugel dhe Gelson Fernandes me synimin për të ndërtuar një mesfushë të fuqishme.

Gjithsesi, Hitcfeld ka dhe një plan “B”, që më tepër është një version mbrojtës me ndërtimi i një dige të gjerë që nis nga mesfusha shkatërruese.

“Ne kemi fituar më shumë përvojë nga Euro 2008”, - tha mbrojtësi Filip Senderos.

Hitcfeld e ka të qartë se me Spanjën skuadra e tij mund të pësojë gola, por edhe mund të marrë barazimin: “Lufta jonë është për vendin e dytë, dhe kjo ndaj Kilit. Në raport me Hondurasin jemi në favoritët”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 15 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›