E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesi: “Armiku i Argjentinës është vetëm Argjentina”

Ylli i Argjentinës, Lionel Mesi, beson se ekipi i tij është pengesa më e madhe në kërkim të lavdisë në Kupën e Botës.

Skuadra e Mesit e nisi fushatën e saj në grupin B duke mundur Nigerinë 1-0, dhe ekipi i Diego Maradonës la një përshtypje të mirë me stilin e lirë të lojës sulmuese.

Megjithatë, Argjentina dështoi në konvertimin e stilit në lojë me gola, duke u dhënë mundësi “Supershqiponjave” të rifuteshin në lojë.

Mesi tha se ai dhe shokët e tij janë në gjendje të fitojnë trofeun, por gjithashtu ndjejnë një rrezik të madh.

“Argjentina mund t’i frikësohet vetëm Argjentinës”, - tha Mesi.

“E them këtë me respektin maksimal ndaj gjithë ekipeve të tjera por me kemi cilëso dhe talent.

“Ne duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të sulmojmë ashtu siç edhe kemi bërë. Nëse do të trajnohemi me kujdes dhe do të qëndrojmë të bashkuar në grup, ne nuk kemi pse t’i frikësohemi askujt”.

Argjentina e ka fituar Kupën e Botës dy herë: 1978 dhe 1986, këtë të fundit kur kapiten i skuadrës ishte Diego Maradona, trajneri aktual i skuadrës.

“Maradona është një motivues i jashtëzakonshëm i ekipit dhe është nder për ne që e kemi trajner. Ai qëndron afër me ne, është nga ne dhe na ndihmon me eksperiencën e jashtëzakonshme që ka. E ka përmirësuar shumë ekipin. Jemi duke u stërvitur fort dhe do të marrim frytet e punës sonë”, - përfundoi Mesi.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 15 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›