E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr.B, Argjentinë – Nigeri 1-0

Argjentina iu bashkua fituesve të Koresë Jugut në kuotën e tri pikëve, me një fitore 1-0 kundër Nigerisë në Johanseburg. Gabriel Heinze shënoi golin e vetëm të ndeshjes, pas një goditje të fuqishme me kokë pas harkimit të topit nga goditja e këndit pas vetë gjashtë minutash lojë.

Dy herë kampionët e botës (1978, 1986) patën shumë raste për të shënuar, por Lionel Mesi me shokë u ndalën nga pritjet heroike të portierit të Nigerisë, Vincent Enyeama.

Në minutën e katërt, lojtari më mitë në botë për vitin 2010, Lionel Mesi gjarpëroi përmes mbrojtjes së “Super Eagles”, duke e vendosur Gonzalo Higuain përpara portës, por sulmuesi i Realit të Madridit në kampionat spanjoll, nuk arriti të shënonte.

Dy minuta më pas, Mesi testoi Enyema me një gjuajtje nga rreth 18 metra, por portieri nigerian, i cili luan në Izrael me Hapoel Tel-Aviv, bëri një kërcim akrobatik.

Megjithatë, në minutën e 6-të, pas një goditje nga këndi, Gabriel Heinze, i gjetur i pa markuar realizoi një gol të mrekullueshëm, që çoi në ekstazë trajnerin e Argjentinës, Diego Armando Maradonën, si të kishte paralajmëruar se nuk do të kishte më gola të tjerë.

Mesi ishte një rrezik konstant për mbrojtjen e Nigerisë, duke goditur me të majtën në minutën e 18-të, por sërish gjeti përpara një Eneyema në super-formë.

Tri minuta më pas, ishte sërish Gonzalo Higuain, i cili dështoi në përpjekjen e tij të dytë për të realizuar golin e dytë të Nigerisë, heroi absolut i këtij takimi dhe i vlerësuar nga specialistët edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Futja e Obafemi Martins në pjesën e dytë e risolli në jetë Nigerinë. Sulmuesi i Volfsburgut në kampionatin gjerman tregoi bujarinë e tij për shokun e skuadrës, Sani Kaita.

Argjentina rihyri në lojë fuqishëm, duke shpërdoruar një rast të artë në minutën e 65-të, kur djemtë e Maradonës kundërsulmuan shpejt, duke e gjetur veten 4-2 kundër nigerianëve, por ylli i Barcelonës, Mesi, gjuajti gjerazi.

Mesi e vendosi edhe njëherë tjetër Higuain në pozicion shënimi, por sërish Enyema doli fitues në duelin kokë për kokë.

Në minutën e 71-të, mbrojtësi i majtë, Taje Taivo, goditi nga larg zonës, duke dëmtuar edhe veten gjatë procesit të gjuajtjes.

Zëvendësuesi i tij, Kali Uçe, pati rastin më të mitë për “Super Eagles” në minutën e 83-të, por ai dështoi në gjuajtjen e tij nga një distancë prej 11 metrash, edhe pse ai ishte i pa markuar.
Nigeria do të përballet me Greqinë, më 17 qershor, në Manguang, ndërkohë që Argjentina dhe Koreja e Jugut do të luftojnë midis tyre në Johanesburg për vendin e parë në grup.

GRUPI B

12.06 16:00 Argjentina-Nigeria 1-0
12.06 13:30 Koreja J.-Greqia 2-0
17.06 16:00 Greqia-Nigeria
12.06 16:00 Argjentina-Koreja J.
22.06 20:30 Nigeria-Koreja J.
22.06 20:30 Greqia-Argjentina

RENDITJA

1. Koreja e Jugut 1 1 0 0 2-0 3
2. Argjentina 1 1 0 0 1-0 3
3. Nigeria 1 0 0 1 0-1 0
4. Greqia 1 0 0 1 0-2 0

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 12 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›