Gr. C, Angli – Algjeri, pragndeshja

Anglia synon të lërë pas shpine barazimin me SHBA-të në ndeshjen hapësë, ndërsa ajo do të përballet të premten me Algjerinë, të vetmen skuadër ende pa pikë në grupin C
Barazimi 1-1 me Shtetet e Bashkuara ngriti shumë çështje në lidhje me formën e “Tre luanëve” dhe ata e dinë se vetëm një fitore bindëse me rezultat dhe lojë mund të rikuperojë imazhin e dëmtuar nga gafa e portierit Robert Grin.
Anglia ka nevojë për tri pikët përpara se ajo të përballet me Slloveninë kryesuese, më 23 qershor.
Portieri Grin e ndjen ende “terrorin” e shkaktuar nga goli i Klint Dempsejit, pas një gafe idiote tipike për portierët anglezë.
Trajneri i Anglisë, Fabio Kapelo, do të luajë të gjitha letrat, duke deklaruar se formacionin përfundimtar startues do ta bëjë të ditur vetëm pak orë përpara fillimit të sfidës në Kejp Taun.
Algjeria mund të hedhë forca të freskëta në ushë pas humbjes së papritur 1-0 me Slloveninë, por loja afrikanëve bindi shumë pak.
ANGLIA
Trajner: Fabio Kapelo (italian)
Kapiten: Stivën Xherard
Ylli i skuadrës: Uejni Runi
Vlera e lojtarëve: 440 mln euro
Numri i klubeve: 42 500
Numri i lojtarëve: 2 680 000
Viti i themelimit: 1863
Anëtarësimi në FIFA: 1905
Pjesëmarrje: 13
Trofe: 1 (1966)
Bilanci: 56 N, 26 F, 16 B, 14 H
ALGJERIA
Trajner: Rabah Sadane
Kapiten: Jazid Mansouri
Ylli i skuadrës: Karim Ziani
Vlera e lojtarëve: 55 mln euro
Numri i klubeve: 2 100
Numri i lojtarëve: 204 000
Viti i themelimit: 1962
Anëtarësimi në FIFA: 1963
Pjesëmarrje: 3
Trofe: 0
Bilanci: 7 N, 2 F, 1 B, 4 H
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 17 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili