Herbert: Një pikë historike

www.albania-sport.com - Trajneri i Zelandës së Re, Riki Herbert, e konsideroi barazimin dramatik me Sllovakinë si rezultatin më të madh të arritur në historinë e futbollit të vendit të tij.
Uinston Reid i dha në kohën shtesë një pikë të madhe Kombëtares së tij, duke barazuar golin e sllovakut Robert Vitek në minutën e 50-të.
Zelanda e Re fitoi gjithashtu pikën e parë në finalet e Kupës së Botës.
Herbert: “Luajtëm kundër një ekipi të renditur më lart në FIFA. Ne jemi shumë, shumë krenarë. Mund të them se ky është rezultati më i mirë i të gjitha kohërave. Kurrë nuk kishim marrë një pikë më parë në Kupën e Botës”.
Zelanda e Re ka marrë pjesë për herë të parë në “Spanjë 1982”, por i humbi të gjitha ndeshjet.
GRUPI F
14.06 20:30 Itali-Paraguai 1-1
15.06 13:30 Zelanda R.-Sllovaki 1-1
20.06 13:30 Sllovaki-Paraguai
20.06 20:30 Itali-Zelanda R.
24.06 16:00 Sllovaki-Itali
24.06 16:00 Paraguai-Zelanda R.
RENDITJA
1. Italia 1 0 1 0 1-1 1
2. Paraguai 1 0 1 0 1-1 1
3. Sllovakia 1 0 1 0 1-1 1
4. Zelanda e Re 1 0 1 0 1-1 1
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 15 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili