E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr.G, Portugali- Koreja e Veriut 7-0

Portugalia tregoi fuqinë e saj duke dërmuar 7-0 Korenë e Veriut në grupin G në “Kejp Taun”, fitorja më e thellë dhe ndeshja me më shumë gola deri tani në Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut.

Raul Meireles (29’, 1-0) shënoi golin e parë për Portugalinë, që e mbylli pjesën e parë në avantazh të një goli, ndërkohë që pjesa e dytë i shndërrua në një shfaqje argëtuese me gjashtë gola të tjerë të luzitanëve.

Simao (53’, 2-0), Tiago (56’, 3-0), Almeida (70’, 4-0), Liedson (81’, 5-0), Kristiano Ronaldo (88’, 6-0) dhe sërish Tiago (89’, 7-0) kompletuan edhe rezultatin tenistik të Portugalisë, që gjatë lojës mund të kishte shënuar dhe gola të tjerë, ku veçohet edhe një traversë e goditur nga lojtari më i shtrenjtë në planet.

“Ishte një ditë e madhe për Portugalinë dhe futbollin portugez”, - tha pas triumfit trajneri Karlos Keiroz. “Lojtarët janë realisht të lumtur me mënyrën se si ata luajtën, qëndrimin gjatë ndeshjes, futbollin e bukur dhe golat e bukur”.

Portugalia vinte pas barazimit kundër Bregut të Fildishtë dhe me fitoren e saj eliminoi Korenë e Veriut nga vazhdimi i kompeticionit. Koreja e Veriut kishte marrë pjesë për hetë të parë në një Botëror në vitin 1966.

Kjo është fitorja e parë më e thellë në një ndeshje të Kupës së Botës, qysh kur Gjermania shkatërroi Arabinë Saudite 8-0 në vitin 2002.

Portugalia do të përballet me Brazilin (2 ndeshje, 2 fitore) ditën e premte në një betejë për vendon e parë në grupin G.

Portugalia nuk e ka kaluar zyrtarisht grupin, por Bregu i Fildishtë (1 barazim, 1 humbje) duhet të fitojë me një diferencë të madhe golash kundër Koresë së Veriut dhe të shpresojë se Portugalia të humbasë po me shumë gola kundër Brazilit.

Një barazim midis Brazilit (6 pikë) dhe Portugalisë (4 pikë) bën të pavlefshëm çdo lloj rezultati që mund të arrihet nga Bregu i Fildfishtë.

Goli i Ronaldos ishte i parë në një ndeshje zyrtare për ekipin Kombëtar qysh nga Euro 2008. Ronaldo dha gjithashtu pasin e fundit për golin e parë të Tiagos në minutën e 60-të (atë 4-0).

“Të shënosh shtatë gola në një Kupë Bote nuk është e lehtë”, - tha Ronaldo, i cili ia dha medaljen e futbollistit më të mirë të takimit, Tiagos. “Shokët e mi te ekipit luajtën shumë mirë”.

Koreja e Veriut pati disa shanse në fillim të ndeshjes, por u dorëzua pas golit të parë te Meireles, ky i fundit shfrytëzoi një pas të zgjuar të Tiagos, duke shënuar edhe golin e parë të Portugalisë në këtë Botëror.

Goli shokoi koreanët, ndërkohë që portugezët nisën shfaqjen duke u shndërruar nga një autsajder për të fituar në një ekip pretendent për të fituar turneun.

“Taktikisht ne nuk arritëm të bllokonim sulmet e tyre”, - tha trajneri i Koresë së Veriut, Kim Jon Hun. “Është faji im, që ne nuk luajtëm me strategjinë e duhur dhe kjo është edhe arsyeja se përse ne pësuam shumë gola”.

Meireles asistoi në golin e Simaos në minutën e 53-të, ky i fundit e kaloi topin midis këmbëve të portierit të Koresë së Veriut, Ri Myong Guk. Almeida shënoi tri minuta më pas me një goditje të fuqishme me kokë dhe Tiago shënoi pas një pasi të Ronaldos në minutën e 60-të.

Liedson shënoi pas një gabimi të mbrojtjes, përpara se Ronaldo t’i jepte fund thatësirës prej 16 muajve pa gol për vendin e tij duke përfunduar thjesht një aksion pas topi mbërriti te ai.

“Ishte shumë e rëndësishme të shënonim gola sot”, - tha Tiago.

Koreja e Veriut hodhi në fushë të njëjtën formacion që la përshtypje të mirë në humbjen 2-1 me Brazilin, por Keiroz bëri katër ndryshime në ekip në raport me skuadrën që barazoi 0-0 me Bregun e Fildishtë.

Tiago zëvendësoi Dekon e dëmtuar në mesfushë, ndërkohë që Almeida dhe Simao iu bashkuan Ronaldos në vijnë e parë. Miguel Brito u zgjodh në vendin e Paulo Ferrierës në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.

Portugalia e nisi pozitivisht lojën, me Ronaldon që goditi me të majtën qysh në minutën e tretë, por lojtari më i shtrenjtë në botë ishte pothuajse i qetë deri në fillimin e pjesës së dytë.

Koreanët patën disa momente të mira me Cha Jong Hyok dhe An Yong Hak, të cilët gjuajtën nga larg, ndërkohë që sulmuesi Jong Tae Se mund të kishte bërë më mirë pas pasit të Mun In Guk.

7 golat e Portugalisë

29' R. Meireles (1-0)
53' Simao (2-0)
56' H. Almeida (3-0)
60' Tiago (4-0)
70' H. Almeida
81' Liedson (5-0)
88' K. Ronaldo (6-0)
89' Tiago (7-0)

GRUPI G
15.06 16:00 Bregu i F.-Portugali 0-0
15.06 20:30 Brazili-Koreja V. 2-1
20.06 20:30 Brazili-Bregu i F. 3-1
21.06 13:30 Portugali-Koreja V. 7-0
25.06 16:00 Portugali -Brazili
25.06 16:00 Koreja V.- Bregu i F.

RENDITJA
1. Brazili 2 2 0 0 5-2 6
2. Portugalia 2 1 1 0 7-0 4
3. Bregu i Fild. 2 0 1 1 1-3 1
4. Koreja e Veriut 2 0 0 0 1-9 0


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 21 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›