E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gra qe luftojne

Nga Eni Vasili
Ellen Johnson Sirleaf bashke me Leymah Gbowee nga Liberia dhe Tawakul Karman nga Jemeni kane fituar cmimin Nobel per Paqe.
Ellen Johnson Sirleaf presidente e Liberise eshte gruaja e pare Presidente e zgjedhur ne Afrike.
Leymah Gbowee eshte aktiviste e paqes ne Liberi.
Tawakul Karman eshte nje gazetare dhe aktiviste e te drejtave te njeriut nga Jemeni.
Lajmi eshte pritur me shume entuziazem jo vetem nga simotrat gjinore te vendeve problematike qe perfaqesojne keto gra por nga te gjitha organizatat e femrave aktive sot ne shoqeri te ndryshme te globit.
Nuk eshte hera e pare qe grate fitojne cmimin Nobel per Paqen. Edhe Nene Tereza shenjtorja shqiptare eshte ne listen e 124 njerezve dhe institucioneve qe kane punuar aq ne te mire te njerezimit sa te meritojne nje cmim te tille. Por po te shohesh listen e gjate te fituesve qe nga viti 1901 shikon se sa ne minorance jane grate ne kete liste. Mazhorancen e kane meshkujt me 85 cmime te fituara. Grate jane vetem 15. Edhe institucionet jane me shume se grate. Gjithsej 24 institucione e kane fituar cmimin e jurise se Nobelit.
Lene menjane keto shifra ajo qe te motivon me teper eshte se lajmi vjen pikerisht nga tri gra te tre vendeve ku femrat sigurisht kane beteja thelbesore te te drejtave te tyre per te fituar per veten dhe gjithe shoqerite ku jetojne. Por ky lajm vjen edhe vetem nje jave pas vendimit historik qe u mor nga Arabia Saudite qe u njeh femrave te drejten e votes dhe te kandidimit. Pranvera arabe po fillon ndoshta te lulezoje edhe per gruan arabe.
Ne mbreterine ultrakonservatore te Mbretit Abdullah bin Abdul Aziz te vetmet zgjedhje qe zhvillohen jane ato komunale dhe me ne fund grate mund te kandidojne ne to. Ne Arabine Saudite femrat nuk mund te udhetojne punojne apo kryejne nderhyrje mjekesore pa lejen e meshkujve te familjes. Gjithashtu ato nuk kane te drejte as te ngasin makinen. Nje grua ne Europe Amerike apo Australi bile edhe ne Kinen komuniste e ka te veshtire ta besoje nje gje te tille. Kjo sepse grate keto beteja aty kane kohe qe i kane fituar. Ne Europe p.sh. revista prestigjioze Forbes rendit nje grua politikane te paren nder grate me te fuqishme te botes. Pikerisht Angela Merkelin Kancelaren gjermane e cila sot ka ne duar fatet e nje kontinenti te tere ne kohen e krizes se vet me te thelle. Ajo sot vleresohet si nje lidere e padiskutueshme e Bashkimit Europian dhe udheheqese e forces reale me te madhe ekonomike ne Europe sipas Forbes. Syte e te gjitheve jane perqendruar tek ajo si nje nder aktoret kryesore ne betejen per shpetimin e euros dhe mos shperberjen e Bashkimit Europian. Bashke me nje femer tjeter karizmatiken Christine Lagarde shefen e fondit monetar nderkombetar ato perbejne dyshen femerore me te pushtetshme sot per gjetjen e rrugedaljes nga kriza qe ka perfshire boten. Shekulli i grave eshte cilesuar 100-vjecari ku po jetojme nga sociologet e filozofet bashkekohes.
Por cfare mund te themi per grate ne Shqiperi sot
Sigurisht nuk mund te themi qe ka ligje qe e pengojne nje grua sot te arrije atje ku ajo meton. Por nje mentalitet gati mesjetar mbizoteron sapo nxjerr kemben nga unaza e vogel e Tiranes. Krimi ne familje qe ka gruan kryesisht per viktime e deshmon me se miri kete. Ne nje studim te disa organizatave joqeveritare per gjendjen e gruas thuhet se Grate ne Shqiperi nuk e perceptojne veten si te fuqishme ekonomikisht dhe moralisht. E shohin te ardhmen shume te erret i frikesohen faktit sesi do te ecin me femijet me ekonomine me thashethemet qe do te fliten nese divorcohen nga burrat e dhunshem. I fundit problem qe ato shohin eshte vetvetja sesi koncepti i tyre per veten eshte shkaterruar se si eshte trazuar shendeti i tyre mendor dhe stabiliteti emocional.
Por edhe brenda unazes se vogel pikerisht pergjate bulevardit ku rrine kryenece institucionet me te rendesishme nje lufte e heshtur gjinish zhvillohet cdo dite. Femra te afta e te mireshkolluara qe duhet te konkurrojne me nje mentalitet mirefilli mashkullor per te bere karriere dhe qe perplasen dhimbshem me pamundesine. Edhe nese arrijne te jene te suksesshme te lodhen deri ne ezaurim per te ruajtur integritetin ne nje bashkesi qe tenton te njollose me cdo kusht shumecka te paster gjithmone qemtohet nje arsye tjeter se pari se aftesite e saj per te pranuar arritjet. Ky lloj mentaliteti e ka lodhur e margjinalizuar gruan duke e bere pakice atje ku fatet mund te ndryshohen. Eumlshte e vertete qe ka femra ne politike ka ne administrate ka edhe ne organizatat e shoqerise civile. Problemi eshte sa realisht te pushtetshme jane ato per te ndikuar kur ne te njejten kohe konkurrojne per mbijetesen e llojit. Sa te mundur e kane ato te realizohen e te jene te lira te veteshprehen ne nje mentalitet agresiv maskilist. Sipas studimit te forcave te punes per vitin 2010 te publikuar nga INSTAT diferenca ne page midis femrave dhe meshkujve rezulton ne nje shifer prej 192. Nje shifer aspak indiferente per te treguar kete lloj diferencimi abuziv.
Ky lloj mentaliteti e ka bere edhe gruan e politikes shpeshhere te trembur dhe nje kontorno te pashijshme te politikes se gatuar kryesisht nga burrat. Duke ua lene skenen dhe protagonizmin zerave mashkullore ato dobesojne forcen dhe pushtetin e tyre per nje ndikim aq te nevojshem sot ne shoqerine shqiptare. Por edhe statistikat flasin vete. Ne Kuvend nga 140 deputete 23 ose 16.4 e tyre jane gra ndersa ne qeveri nga 14 ministra 1 eshte grua ose 7.14 dhe nga 35 zevendesministra 9 jane gra ose 257. Nga 12 prefektura vetem njera prej tyre drejtohet nga nje grua.
Tete marsi qe kaloi shenoi edhe 100-vjetorin e te pares dite nderkombetare te grave.
Por ne shume pjese te botes ka ende gra qe ballafaqohen me sfida edhe me te renda se grate qe luftonin per te drejten e votes para me shume se 100 vjetesh si per shembull grate e Egjiptit Libise Irakut dhe Afganistanit qe po luftojne per ndryshime qe jane ekuivalent i nje lirie dhe demokracie tashme te mirekonsoliduar ne pjesen me te madhe te globit.
Edhe gruaja shqiptare perballet me luften e saj. Ate te paragjykimit te keqgjykimit dhe margjinalizimit. Ne nje beteje te pambyllur me patriarkalizmin dhunen ne familje varferine dhe racizmin ekonomik.
Marre nga gazeta Shqip

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›