Nano dhe Meta nderojne ish-Presidentin komunist Ramiz Alia kontribut per pluralizmin

Tirane 8 tetor 2011 NOA Update ndash Lamtumiren e fundit ish-liderit te fundit komunist njeheresh ish-Presidentit te pare te Shqiperise pluraliste Ramiz Alia ia kane dhene edhe dy nga bashkepunetoret e tij te ngushte ish-lideri historik i te majtes dhe ish-kryeministri socialist Fatos Nano si dhe ish-zevendeskryeministri dhe kreu i LSI-se Ilir Meta.
Dy ish-kryeministrat kane mberritur thuajse ne te njejtin moment ne mjediset e Shtepise Qendrore te Ushtrise per te zhvilluar homazhe prane trupit te pajete te ish-Presidentit Alia duke e nderuar ate perpara percjelljes per ne banesen e fundit.
Por ndryshe nga ish-ministri i Brendshem Gramoz Ruci ne kohen kur Ramiz Alia ishte President dy ish-kryeministrat socialiste kane dhene edhe nga nje mesazh te shkurter per mediat duke nderuar kujtimin e ish-Presidentit komunist si nje nga protagonistet e historise se Shqiperise.
Ish-lideri historik i Partise Socialiste Fatos Nano vleresoi figuren e ish-Presidentit Ramiz Alia per kontributin e tij ne Luften Antifashiste.
Besoj se eshte ne respekt te nje epoke historike dhe protagonisteve te saj. Shpreh respektin tim per kontributin qe ka dhene ne luften antifashiste. Duhet te shpreh nderimin tim per figuren e Alise dhe kontributin qe ka dhene ne etapa te rendesishme te historise kombetare deri ne institucionalizimin e pluralizmit politik u shpreh Fatos Nano pas homazheve.
Ndersa ish-zevendeskryeministri dhe kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta i cili vajti per ngushellime edhe nje dite me pare ne shtepine e Ramiz Alise theksoi se nderimin me te mire per cdo figure politike e ben historia.
Dua te vleresoj figuren e zotit Alia si nje figure e shquar e luftes antifashiste dhe per perpjekjet e tij per te mirekuptuar aq sa mundej pluralizmin politik. Ne fund te fundit eshte Presidenti i pare i Shqiperise pluraliste i pari personalitet politik qe dha doreheqjen pasi partia e tij humbi zgjedhjet deklaroi Meta per mediat.
Nuk munguan ne homazhe eksponente te tjere te Partise Socialiste si Servet Pellumbi Gramoz Ruci e Namik Dokle dy te fundit madje nuk leshuan as ndonje mesazh nderimi per ish-Presidentin edhe pse kane qene bashkepunetore te ngushte te tij.
Gjithashtu ish-liderin e fundit komunist e nderuan edhe qytetare te thjeshte e besnike te regjimit por deri me tani nuk ka patur asnje mesazh ngushellimi nga autoritetet e larta te vendit.
Ne keto momente pas plot 60 minutash homazhet per nder te ish-Presidentit komunist Ramiz Alia kane perfunduar.
Ish-Presidenti Ramiz Alia vuante prej kohesh nga komplikacione te ndryshme ne mushkeri.
Mengjesin e te premtes ai mbylli syte perjete ne reanimacionin e spitalit te Tiranes pas nje tromboze ne mushkeri ne moshen 86-vjecare.
Amaneti i fundit i ish-Presidentit te pare te Shqiperise pluraliste ishte te varrosej ne nje varr te perbashket me gruan e tij Semiramiz deshire kjo qe do te vihet ne vend nga tre femijet e tij djali dhe dy vajzat.
Kortezhi mortor me trupin e ish-Presidentit po niset tashme drejt varrezave te Sharres ku ish-lideri i fundit komunist do te prehet perjete.
mit/NOA