Ja gënjeshtrat mbi krizën ekonomike
E dimë fort mirë: po kalojmë një krizë të shkaktuar nga përgjegjshmëria e institucioneve financiare që kërkuan t’ia hidhnin paq, duke shpëtuar me taksat tona dhe me fitime për bankat dhe bonuset miliardere për bankierët. Nuk është demagogji, janë të dhëna. Dimë që edhe kur është mbyllur rubineti i kreditit për firmat e vogla dhe të mesme filluan të falimentojnë dhe ato të mëdha filluan të pushojnë njerëz nga puna. Që qeveritë filluan të mbyllnin të çarat me lekët që nuk kishin, duke kërkuar borxh me interesa të mëdha, për lumturinë e të njëjtëve institute financiare, përndryshe banka. Pastaj mbaruan dhe kursimet, dhe mundësia e qeverive për të paguar borxhet u rëndua. Kështu arritën në një recetë universale të propozuar nga bota e parasë dhe të pushtetit: duhet të shkurtoni shpenzimet publike. Shëndetësi, arsim, sigurime shoqërore, ndihma ekonomike për të papunët dhe disa arritje të tjera sociale, të cilët janë të papranueshëm për ata që marrin një pagë dhe të gëzojnë privilegjet e tyre. Në të kundërt: duhen paguar kreditorët, kjo po, sepse janë banka, dhe mbi të gjitha franceze dhe gjermane.
Gjithashtu ne dimë se Greqia nuk mund të paguajë pa marrë fonde nga vende të tjera të BE-së, pra nga xhepat tanë. Meqenëse ekziston një rezistencë që mund të ketë pasoja elektorale (nga nacionalizmi finlandez deri tek partia pirate gjermane), zgjedhja mund te jetë të deklarojmë një “defualt”, një falimentim të pjesshëm dhe të zhvlerësojmë borxhin grek nëpërmjet daljes së Athinës nga Euro. Dhe me sa duket, pamundësia për të paguar borxhin publik dhe kriza e likuiditetit bankar prekin edhe Irlandën, Portugalinë, Italinë. Edhe Spanjën. Jo të gjitha bankat janë në pamundësi për të paguar borxhin, por ato janë të ndër-lidhura dhe shumë prej tyre kanë tituj toksikë (pra të papagueshme). Ato nuk kanë besim tek njëri-tjetri, por na kërkojnë neve që të kemi besim ndaj tyre. Kreditë ndër-bankare janë ulur në minimum. Bankat i transferojnë fondet Bankës qendrore Europiane, që ua jep pastaj bankave, pasi i ka kontrolluar nëse kanë gjendje likuiditeti. Por (kështu thonë) ne nuk duhet të merakosemi: BE-ja, BQE, FMN dhe G-20 do të koordinojnë një ndërhyrje për të garantuar një stabilitet financiar. Kush e thotë, e di që po gënjen. E di që ne nuk mund të kemi besim mbi aftësinë politike të koordinimit ose ndaj kapacitetit financiar ndërhyrës në një treg të përbashkët global, në të cilin kapitali që qarkullon është 50 herë më i madh se ai që bankat qendrore arrijnë të mobilizojnë për të kundërshtuar lukset spekulative. Nuk arrijnë të kenë një vizion të përbashkët Franca dhe Gjermania, zj.Merkel me koalicionin e saj apo me anëtarët e Bankës Qendrore Europiane.
Në çdo vend autoritetet politike dhe ato të rregullimit financiare gënjejnë për injorancë, paaftësi apo për ndonjë gjë tjetër. Në Spanjë, Zapatero ka refuzuar ekzistencën e krizës për dy vite rresht, dhe kur u desh ta pranonte, ai dhe Ministria e Ekonomisë vijojnë të deklarojnë vazhdimisht se presin një rritje ekonomike, thënie në kontrast me perceptimin e përditshëm të qytetarëve. Fernandez Ordonez, guvernatori i Bankës Qendrore të Spanjës, e ka prekur paqartësinë ekonomike dhe nuk e mohon brishtësinë e sistemit ekonomik spanjoll (shpesh herë Zapatero na ka thënë se borxhin mund ta paguajmë pa hiç gjë), duke qenë kundërthënës edhe me analizat pozitive të autoriteteve financiare europiane. Këtë muaj po mësojmë se nga 16 institute të kredisë, që sipas autoritetit bankar europian, duhet të ri-kapitalizohen, 7 prej tyre janë spanjollë (në asnjë vend tjetër nuk ka 2 banka në këto lista). Edhe një herë tjetër në skenë hyri Guvernatori i Bankës Spanjolle që relativizoi studimin e autoriteteve europiane. Kur agjencitë e rating-ut, të vlerësimit të mundësisë për të paguar borxhin, e ulën këtë mundësi, qeveria spanjolle më në krye ministren e ekonomisë flet për një padrejtësi, sikur të ishte një komplot anti-spanjoll. Dhe ky reflektim nuk pasqyron realitetin, dhe efektet e saj negative që e bëjnë reale. Ndoshta kush është në qeveri mendon që gënjeshtra qetëson tregjet dhe ul ankthin e qytetarëve.
Mirëpo dikush duhet t’u bëjë një kurs të shpejtë komunikimi. As tregjet dhe as qytetarët besojnë në qeverinë. Jemi të mësuar të dëgjojmë vetëm atë që ata mendojnë se duhet të dimë, sepse në fund të fundit ne besojmë injorantë dhe të papërgjegjshëm. Në realitet është kjo gënjeshtër sistematike mbi realitetin e krizës, mbi atë çfarë është dhe përse, ajo që e ul besimin e qytetarëve, qofshin këta investitorë, konsumatorë, punëtorë ose votues.
Fshehja e të vërtetës si metodë qeverie është një praktikë e zakonshme e qeverive të Europës dhe Botës. Asnjë nuk flet më për mundësinë e diz-integrimit të euros, as shpjegojnë përse apo si mund të evitohet. Të jesh i papërgjegjshëm do të thotë, që në një situatë shumë të rëndë si ajo që po jetojmë, të mos flasësh qartë duke përdorur teknicizma të kota dhe duke mos pasur alternativa, llogaritur kostot dhe pasojat. Dhe pastaj të na lenë neve të vendosim. Sepse tani në Spanjë ka zgjedhje. Do të jetë momenti i të vërtetës, apo, si zakonisht, karuselin e gënjeshtrave?
Manuel Castells është sociolog i njohur spanjoll, profesor i “University of Southern California”