Intervista/ Flet drejtori i gazetës gjermane “Bild”: “Pse jemi gazeta më e lexuar në Europë”
Flokët me xhel, këmishë e zbërthyer, sjellje e sigurt dhe shprehje e gjallë. Është Kai Diekmann, i “Bild”, gazeta më e shitur në Europë, tym mbi sytë e intelektualëve gjermanë, por kënaqësia e politikanëve dhe aktorëve në kërkim të një audiencë të madhe. Sepse Bild me titujt e saj gjithmonë me efekt, është si një ashensor. Ajo mund ta çojë një personazh në qiellin e shtatë të popullaritetit, por po ashtu mund ta çojë në harresë. Në Gjermani, edhe ata që nuk e pëlqejnë këtë tabloid dhe drejtorin e saj, nuk mund të mos e marrin atë në konsideratë.
Tre milionë kopje dhe dymbëdhjetë milionë lexues. Të dhëna që sigurisht ju bëjnë të lumtur. Por a ka raste kur kjo ju bën të keni edhe frikë?
“Dymbëdhjetë milion lexues janë një tipar i ekskluzivitetit, është një detyrë, por edhe një angazhim dhe një përgjegjësi. Çfarë shkruan gazeta Bild ka një efekt të ndryshëm nga gazetat e tjera. Gjatë krizës financiare, e përditshmja financiare “Handelsblatt” raportoi në ballinën e saj se fondet e sigurisë së bankave ishin të pasigurta dhe arka ishte bosh. Kuptohet ishte një histori thjesht e rreme. Mendoni se çfarë do të kishte ndodhur nëse ai lajm do kishte qenë raportim i gazetës “Bild”, që do thoshte se ka pak para në banka...”.
Gazeta Bild luan mirë me pakënaqësinë dhe tenton të shkojë djathtas. Sigurisht, kjo është një thjeshtësim, por ju me ekzagjerime jeni të njohur.
“Gazeta Bild nuk priret drejt të Djathtës dhe nuk është një gazetë populiste. Është një gazetë Bild popullore. Ne jemi zëdhënës të burrave dhe grave të rrugës, por ne nuk e shkruajmë atë që i bën ata të lumtur. Nëse do të ishim populistë, ne do të kishim një jetë të lehtë dhe ne, së bashku me shumicën dërrmuese të lexuesve tanë, do të kishim mbështetur futjen e dënimit me vdekje për vrasësit dhe përdhunuesit e fëmijëve. Në vend të kësaj, ne gjithmonë kemi qenë kundër dënimit me vdekje”.
Dhe kjo është për shkak se gazeta Bild është një valvul, për shtresat e ulëta sociale në Gjermani, dhe nuk ka lëvizje populiste që ta marrë seriozisht?
“Ne kemi një pozicion të qartë dhe shkruajmë për çështje që prekin dhe u interesojnë njerëzve. Kjo mund të jetë një valvul sigurie, por sigurisht jo vetëm për kategori të caktuara. Dhe pastaj në Gjermani ka lëvizje populiste që mund të merren seriozisht, për shembull, Die Linke, koalicioni i majtë, një parti që bën thirrje për "shpërbërjen e NATO-s, që kërkon paga më të larta minimale, por edhe një ulje të orarit të punës. Kjo nuk është një politikë e rreptë, megjithëse Die Linke në Berlin qeveris në nivelin rajonal”.
Politikanët gjermanë kanë frikë nga gazeta Bild. gjithashtu a përpiqen të ndikojnë në të?
"Çdo politikan mundohet të ketë "ndikim". Por me ne nuk kanë pasur sukses”.
Përhapja e mesazhit të besimit të krishterë është e rëndësishme për ju. Po për lexuesin tuaj mysliman ose jo-fetar?
“Besimi i krishterë është themeli mbi të cilin mbështetet shoqërinë jonë. Kjo traditë është për mua një gjë serioze, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të kujdesemi për çështje të laicizmit të gjerë në lindje të Gjermanisë apo realitetin e emigrimit të myslimanëve".
E pra, si mund të pajtojë fotografitë e grave lakuriq (një nga shenjat dalluese të gazetës) dhe edicionin tuaj popullor të Biblës, të publikuar në miliona kopje? Ju lutem, mos më thoni se edhe tavani i Sistinës në Vatikan tregon zhveshjen e lëkurës ...
“Ne bëjmë një gazetë për një shtresë të gjerë, dhe jo insert intelektual. Kush kërkon këtë të fundit, nuk duhet të na blejë.
Duke folur seriozisht, në një shoqëri që mirëpret vlera krejtësisht të ndryshme, si mund të bëhet një gazetë që u pëlqen të gjithëve?
Kjo është një sipërmarrje e pashpresë. Kush mendon sot se një gji i zhveshur është një mëkat i vdekshëm, le ta mendojë - por 99 për qind e të rinjve gjermanë dhe shumica e të rriturve kanë një pikëpamje të ndryshme. Megjithatë shumë nga këta njerëz ndjehen të lidhur ngushtë me besimin e krishterë. Kjo është arsyeja pse ne gjithashtu ofrojmë Bibla për popullim”.
Kjo më zbut pak mua. Por deri në çfarë mase jeni i gatshëm të hyni në jetën private të një figurë publike, në mënyrë që të rritet tirazhi?
“Kush dëshiron ta mbajë jetën e tij private, nuk ka asgjë për të pasur frikë nga ne. Por kush e përdor atë për të rritur popullaritetin e tij, ose vlerën e tregut, nuk mund të mbështetet në sferën private, atëherë nëse diçka shkon keq. Dhe kush, nga një pozicion i lartë shoqëror, publik predikojmë ujë, por në mënyrë private pinë verë, ai duhet të pranojë se media i tregon këto kontradikta. Media janë aty për këtë gjë”.
Ne flasim shumë për mediat e reja, Internet, iPad, dhe rënien e mediave të shkruara. Në Gjermani, megjithatë, një gazetë "normale" e përditshme ka një sukses të madh. Pse?
“Bild nuk është vetëm një gazetë, por shumë gazeta së bashku. Si ka shkruar Süddeutsche Zeitung, ne jemi një “sizmograf i shtetit dhe i gjendjes gjermane të mendjes”. Ne jemi një gazetari që pranon forma të ndryshme: ndonjëherë një bulevard i hapur, ndonjëherë një revistë e plotë e fotografive dhe herë tjetër një forum i pasur për diskutim të tekstit, ashtu siç na ndodhi kur ne dhamë ca pjesë nga libri i ri i Papa Benedikti XVI. Bild tregon jo vetëm atë çfarë ndodh, por edhe se si kjo është perceptuar nga njerëzit. Thënë këtë, ne duam të mbrojmë botën analoge për aq kohë sa të jetë e mundur, dhe në të njëjtën kohë të bëhemi lider në botën dixhitale. "Bild.de" tashmë është sajti më i suksesshëm i lajmeve në Gjermani. Konvertimi në dixhital është thelbësor për një markë si e jona. Edhe Madonna sot nuk do të kishte aq i sukses, nëse do të vazhdonte të shiste muzikën e saj në disqe.
Kur do të dalë edicioni i fundit i shtypur i Bild?
“Gazeta ime do të vazhdojë për shumë kohë të jetë e suksesshme në letër. Njerëzit duan të përjetojnë eksperienca komuniteti, duan të flasin për çështjet aktuale. Më përpara ishte televizioni që jepte këtë përvojë komunitare dhe ajo që transmetohej në mbrëmje diskutohej gjatë gjithë ditës tjetër. TV ishte "zjarri i kampit", ku rreth tij njerëzit mblidheshin. Por sot të gjithë kanë zjarrin e tyre. Ne nuk mund të diskutojnë më shumë në një temë specifike duke shikuar TV-në. Në vend të kësaj, gazeta Bild në letër, pikërisht përmbush këtë funksion: ne japim temat e mëdha të bisedës kombëtare. Sepse ne e ofrojmë këtë, ne arrijmë më shumë njerëz se të gjitha mediat e tjera në Gjermani.
Herë pas here klishe-ja Bild përhap klishe kundër polakëve. Megjithatë botuesi juaj, grupi Springer është ekumenik dhe ka gjithashtu “Faktin”, ekuivalenten polak të Bild...
Ka një thënie të famshme: “Çdo komb përqesh të tjerët, dhe të gjitha kanë të drejtë”. Me një shkelje syri, këto janë argëtuese dhe të padëmshme: Merrni rastin e futbollit, ku gjermanët janë gjithmonë të "koracuar", paçka se në ndonjë moment, ata janë duke luajtur me elegancën e kalorësve.
Përgatiti: L. Lita