E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gra të shquara kosovare në pulla postare

Posta e Kosovës ka vënë të enjten në qarkullim emisionin e ri të pullave postare në kuadër të tematikës “Femra të shquara kosovare”. Kësaj here, në pullat postare prezantohen Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Katarina Josipi dhe Hyrije Hana, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit tonë.

“Populli i Kosovës është krenar me kontributin e jashtëzakonshëm të tyre në çështjen kombëtare dhe të artit skenik. Xhevë Krasniqi-Lladrovci tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare. Ajo do të mbahet mend përgjithmonë për luftën heroike dhe flijimin për çlirimin e Kosovës. Përveç që dhanë kontribut të madh në zhvillimin e teatrit profesional në Kosovë, Katarina Josipi dhe Hyrije Hana asnjëherë nuk e ndalën angazhimin në aktivitete atdhetare”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Sipas tyre femra të shquara, që janë pjesë e historisë dhe kulturës sonë, edhe në të ardhmen do të prezantohen në pulla postare nga Filatelia e Postës së Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›