E Diel, 1 Nëntor 2026

Podujevë: Lisi i prerë i bie dhe vdes

Një shtetas I Kosovës nga Podujeva, ka vdekur në mënyrë tragjike.

Policia njofton se qytetari ka vdekur derisa ishte duke prerë dru. Forcat e rendit nuk kanë dhënë detaje për identitetin e viktimës, përveç që kanë deklaruar se personi ka vdekur në Shtëpinë e Shëndetit në Podujevë.

Sipas policisë, viktima derisa ishte duke prerë dru në pyll, ka pësuar lëndime të rënda nga një trung i drurit i cili e ka goditur gjatë rënies. Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka ndërruar jetë në Shtëpinë e Shëndetit në Podujevë, kurse rastit i janë përgjigjur njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›