Grabisin pronarin nen ushtrimin e dhunes
Tirane- Rrahin pronarin e nje servili celularesh dhe me pas i grabisin nen kercenimin e nje arme shumen prej 260 euro. Grabitesit e pamaskuar kane perfituar nga rasti kur pronari ishte duke hapur dyqanin e tij dhe nuk kishte njerez duke kaluar perreth. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem, ne rrugen "4 deshmoret" ne kryeqytet. Alban Halimi 26 vjec dhe Gentian Durmo 30 vjec banues ne Tirane mesohet se ne oren 06 : 00 kane pare pronarin e nje servili celularesh teksa ishte duke hapur deren e dyqanit te tij. Te dy personat e arrestuar, e kane shtyre brenda per ne dyqan dhe pasi e kane kercenuar i kane kerkuar pronarit te servilit qe t'i jepte te gjithe shumen e parave qe ai mbante. Pronari ka kundershtuar nje gje te tille, por kjo ka gje acaruar dhe me pas sjelle ne reagimin e dy grabitesve. Mesohet se ata kane filluar qe te qellojne me grushta dhe shqelma te zotin e dyqanit, duke i bere presion per t'u treguar se ku i mbante leket. Pas kontrolli te bere, ata kane arritur qe te gjejne nje shume prej 260 eurosh, te cilat ndodheshin ne dyqan, shume kjo e cila dyshohet te kishte qene e xhirove te nje dite me pare. Halimi dhe Durmo pasi kane marre shumen e lekeve, jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Personi i demtuar ka kerkuar ndihmen e policise, ku edhe ka depozituar nje kallezim penal. Ne deponimin e tij ai ka pershkruar te skemen e grabitjes si dhe dy sulmuesit, te cilet nuk kane pasur maska. Pas pershkrimeve te bera nga ana e te demtuarit u be i mundur edhe identifikimi i dy grabitesve. Si rezultat efektivat e policise se komisariatit numer 4 ben te mundur arrestimin ne flagrance te 26 vjecarit Alban Halimi dhe 30 vjecarin Gentian Durmo. Burimet shtuan se dy te arrestuarve iu sekuestrua arma e cila ishte e tipit TT, te cilen e mbanin me vete. Burime nga policia e kryeqytetit bene me dije se dy te arrestuarit jane persona me precedente penale edhe me pare. Ata dyshohet te jene autore te 4 vjedhjeve te kryera ne kete zone, per te cilat edhe kane marre masa denimi nga gjykata. Materialet hetimore ne ngarkim te tyre i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes. Mbi Halimin dhe Durmon rendojne akuzat e "vjedhjes me dhune" kryer ne bashkepunim si dhe "armembajtjes pa leje".
R.Caushaj
R.Caushaj