E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perndjekurit: U zhgenjyem nga PS-PD

Rozeta Rrapushi

Ish te perndjekurit politike, nuk kane me besim se do te demshperblehen ndonjehere nga shteti, per vuajtjet qe kane kaluar e burgimin e denimin pa shkak. Kryetari i shoqates se te perndjekurve politike, Kurt Kola, tha dje per gazeten se jo vetem se kjo kategori e shoqerise nuk ka marre asnje demshperblim nga shteti, por s'beson se do te marre me, me zvarritjet e shumta qe po behen. "Ne nuk kemi marre asnje qindarke nga shteti ne forme demshperblimi edhe pse na u premtua shume e u miratua dhe ligji posacerisht per kete ceshtje", tha Kola. Sipas tij, fondet e percaktuara ne buxhet nuk jane ndare dhe ende nuk flitet se do te ndahen per kete vit. Por nga ana tjeter, ai s'pajtohet as me variantin e fundit te ekzekutivit, qe te perndjekurit te perfitojne nga 1/10 e privatizimeve qe do te behen. "Na kane thene se do te perfitojme nga 1/10 e privatizimeve, po ne nuk e kemi idene se sa mund te jete nje vlere e tille, aq me pak se nuk e dime se si do te mund te shperndahet", theksoi Kola, duke reaguar ashper ndaj qeverise aktuale por dhe asaj socialiste vite me pare, se asnjehere nuk kane menduar se si ta zgjidhin problemin e tyre. Perballe kesaj situate, ish i perndjekuri politik u shpreh i pafuqishem dhe ndaj reagimeve te mundshme. "Nuk kemi cte bejme me, jemi ankuar ne Gjykate Kushtetuese, kemi bere protesta dhe asgje nuk ka ndryshuar", u shpreh Kola, pesimist se situata e tyre do te mund te ndryshoje ndonjehere. Aktualisht ne Ministrine e Drejtesise, eshte ngritur nje grup pune me 21 specialiste, te cilet po merren me shqyrtimin e kerkesave te depozituara per demshperblim nga ish te perndjekurit politik. Sipas procedures ligjore, dosjet e paraqitura i nenshtrohen shqyrtimit paraprak dhe konkluzionet e tyre iu behen te ditura qytetareve qe kane depozituar kerkesat, brenda nje periudhe kohore te caktuar. Po keshtu, personat qe depozitojne dosjet, njoftohen dhe ne momentin, ku konstatohet se ka parregullsi.

Pas perfundimit te trajtimit te dokumentacionit te paraqitur per demshperblim nga ish-te perndjekurit politik, Ministria e Drejtesise i drejtohet Qeverise me propozime perkatese. Shqyrtimi ka nisur qe ne fillim te ketij viti.

Fondi i "ngrire"

Ne buxhetin e shtetit per kete vit, qeveria e djathte, kish parashikuar nje fond prej 1 miliard lekesh per demshperblimin e te gjithe atyre personave qe kane vuajtur denim politik gjate regjimit komunist. Por ky fond, ndonese jemi ne muajin e fundit te vitit, ende nuk eshte shperndare per kete kategori. Madje nuk eshte percaktuar as radha dhe forma e kompensimit, se kush do te demshperblehet i pari nga fondi qe qeveria percaktoi per ish te perndjekurit. Aktualisht eshte diskutuar, qe te paret qe duhet te perfitojne nga ky fond, duhet te jene ata persona, ish te perndjekur qe jane ne moshen 70 vjec e siper. Per shkak te moshes se madhe dhe se jane dhe kategoria me e rrezikuar. Megjithate, eshte ende heret per te folur per emra konkret, kur nuk dihet se kur do te nise demshperblimi per kete kategori.

Nje muaj kohe per dorezimin e dosjeve

Ministria e Drejtesise do te mbaje hapur dyert per te perndjekurit, deri me 31 dhjetor 2008. Ky institucion do te prese deri ne fund te vitit qe ish te perndjekurit politike, te depozitojne dosjet e tyre me dokumente origjinale, ku te vertetojne vitet qe jane ndeshkuar nga sistemi dhe perndjekjen e bere nder vite. Prej muajsh kjo procedure vijon dhe nje numer shume i larte kerkesash per demshperblim eshte bere ne zyren e ngritur per kete ceshtje ne Ministrine e Drejtesise.

Premtimi

Ministria e Financave premtoi kohe me pare se do te vere ne dispozicion te demshperblimit te te perndjekurve politike nje shume afersisht 10 milione $ ne vit per periudhen 2009-2011. Premtim ky qe u be gjate programit afatmesem te shpenzimeve buxhetore per tre vitet e ardhshme ne vend.

Afati

Shtate vjet u parashikua se do te zgjase demshperblimi per te gjithe ish te perndjekurit politik. Ne baze te ligjit qe Kuvendi miratoi kohe me pare, fondi celet vetem nga Ministria e Financave, pasi kjo e fundit te kete marre ne dorezim kopjen e dosjeve individuale te ish-te denuarve politike qe perfitojne.

Kush perfiton

Ne ligjin e miratuar nje vit me pare nga Kuvendi per demshperblimin e ish te perndjekurve, percaktohet se ish-te denuarit dhe te perndjekurit politike, do te perfitojne 2 mije leke per cdo dite burg, nderkohe qe ata qe kane qene te internuar ose te rrethuar ne tela me gjemba nga viti 1944 deri ne vitin 1954, do te perfitojne nga 1 mije leke per cdo dite burgim. Perfitues sipas ligjit jane ish-te denuarit politik te regjimit komunist te periudhes 30 nentor 1944 deri me 01.10.1991, te cilet kane kryer denim penal te padrejte dhe kane vuajtur pjeserisht apo plotesisht denimin e dhene, si dhe familjaret e viktimave te ekzekutuar gjate periudhes 30 nentor 1944 deri me 01.10.1991.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›