Jahjaga ngushëllon kryeministrin e popullin norvegjez
PRISHITINË- Pas sulmit pranë ndërtesës së Kryeministrisë në Oslo dhe masakrës së të rinjve në ishullin Otayo, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar kryeministrin e Norvegjisë, Jens Sloltenberg.
“Në emrin tim dhe në emër të popullit të Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Juve dhe gjithë qytetarëve të shtetit mik të Norvegjisë. Bashkëndjejmë me dhimbjen tuaj dhe të gjithë qytetarëve të vendit tuaj dhe lutemi shumë për shërimin sa më të shpejtë të të plagosurve”,- thuhet në telegramin e presidentes.
“Sulmet janë tërësisht të papranueshme dhe i dënojmë me vendosmërinë më të madhe. Angazhohemi që të tilla raste të mos ndodhin më kurrë, në asnjë vend”,- vijon telegrami ngushëllues i presidentes kosovare.
(e.m/BalkanWeb)