E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje endacake vdes nen rrotat e trenit

Tirane-Nje aksident hekurudhor ka ndodhur mbremjen e djeshme ne hyrje te Stacionit te Trenit ne Tirane, ne rrugen "Jordan Misja". Nje grua e paidentifikuar, eshte shtypur nga treni i linjes Durres-Tirane, ne momentin kur ky i fundit po hynte per ne stacion. Burime zyrtare te policise se kryeqytetit, bene te ditur se viktima ishte nje grua endacake, e cila ne momentin e aksidenti, ishte ulur mbi shinat e trenit. Deshmitare ne vendngjarje, te cilet jane edhe banore te zones, pohuan se gruaja ishte pare gjate gjithe dites te levizte ne ate zone. Sipas tyre, ajo here ulej e here ngrihej nga shinat e trenit. Sipas deshmitareve, edhe pse i ishte bere disa here thirrje qe ajo te largohej prej andej, mesa duket viktima, e cila mesohet se ishte nje endacake, e kishte paracaktuar fatin e saj. Mesohet se trenisti e ka vene re gruan, kur ishte ne nje distance teper te afert me te, por nuk ka mundur dot te manovroje per te ndaluar, per shkak te shpejtesise se madhe. Per pasoje perplasja e forte, i ka shkaktuar vdekjen e menjehershme viktimes. Me te marre njoftim per lajmin, ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise se komisariatit nr.3 te Tiranes dhe nje grup ekspertesh. Ata jane munduar te nxjerrin nen rrotat e lokomotives viktimen, e cila deri ne oret e vona te mbremjes ka rezultuar e paidentifikuar. Per shkak te goditjes se forte, gruaja ka ka pasur demtime serioze ne koke dhe ne pjese te ndryshme te trupit dhe ka qene i pamundur edhe percaktimi i moshes se saj. Viktima eshte derguar me pas ne morgun e spitalit, ku pritet te kryhet edhe identifikimi i saj. Ndersa grupi hetimor ka nisur hetimet per te percaktuar rrethanat e ketij aksidenti. Vec deshmitareve ne vendngjarje, ne pyetje eshte marre edhe trenisti, per te dhene shpjegimet e nevojshme. Sipas policise, pista me e mundshme e hetimit, eshte per nje vetevrasje, per shkak se nga provat e fiksuara ne vendngjarje, duket se nuk ka pasur ndonje tentative nga ana e gruas per t'u larguar ne momentin e fundit, kur treni eshte afruar prane saj. Megjithate nuk eshte lene menjane edhe nje tjeter piste, per ndonje pakujdesi nga ana e viktimes.
Ledi Koraqi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›