Sherr "te fortesh", vritet i mituri
KUKES- Perleshja mes dy grupeve te adoleshenteve pas lojes prej te "fortesh" perfundon ne tragjedi. Nje i mitur eshte therur nga shoku i tij bashkemoshatar, ndersa perfundoi i vdekur ne spital. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme, rreth ores 20:00 ne qendren sportive te qytetit te Kukesit. Policia beri me dije se viktima eshte A. H., 17 vjec, kurse autori qe u ndalua pak minuta pas krimit me inicialet B. Gj., i cili ndodhet i izoluar ne paraburgimin e komisariatit te Kukesit. Burime zyrtare konfirmuan se vrasja ka ndodhur per motive te dobeta dhe grupet kishin pasur konfrontime edhe me pare. Per kete shkak jane shoqeruar edhe pese adoleshente te tjere te dyshuar si bashkepunetore dhe deshmitare te krimit qe tronditi qytetin verior.
Hetimet e grupit hetimor qe shkoi menjehere ne vendngjarje flasin per nje sherr te nisur si nje zenke e rastit mes dy grupe te rinjsh, te ndare ne dy lagje, te cilet po luanin ne qendren sportive si per cdo nate. Por kjo grindje ka perfunduar me vrasjen e njerit prej tyre ne nje konfrontim fizik. Policia vendore u shpreh e rezervuar rreth detajeve dhe emrave te viktimes dhe autorit, ndersa beri me dije se krimi eshte kryer me nje arme te ftohte thike. Deshmitare te shumte kane ndjekur krimin monstruoz, kur pas fyerjeve dhe sharjeve, adoleshentet kane nisur te shkembejne grushte e shkelma. Ne nje moment, i mituri me inicialet B. Gj., ka nxjerre nje thike qe mbante me vete, duke goditur kundershtarin A. H., megjithese e kishte shok.
Mjeket e spitalit te Kukesit njoftuan se viktima kishte mberritur ne gjendje te rende per jeten dhe ka vdekur pak minuta pasi u fut ne urgjence. Nga keqyrja e kryer u konstatua se thika i kishte demtuar zemren, organin jetesor, duke u bere edhe shkaku kryesor per vdekjen. Ne trupin e te miturit nuk u konstatuan plage te tjera, kurse ekspertet kane vijuar me tej hetimet per zbardhjen e ngjarjes.
Prane qendres sportive qe frekuentohej nga shume te rinj te qytetit te Kukesit, shkuan forca te shumta policore qe shoqeruan me makina te vecanta te rinjte e ndare ne dy grupe. Policia njoftoi se pese prej tyre jane marre ne pyetje deri ne mbremje vone dhe shkak i ngjarjes kane qene motivet e dobeta, fyerjet e perseritura mes paleve qe kishin nisur prej disa javesh dhe perfunduan tragjikisht mbremjen e djeshme.
Sherret fatale, policia ne alarm dhe kontrolle
Grindjet me pasoja fatale mes adoleshentesh jane bere shqetesuese per policite vendore, te cilat jane hedhur ne operacione per kontrolle fizike ndaj te dyshuarve qe levizin lirshem me arme zjarri apo te ftohta. Javet e fundit patrullat kane intensifikuar kontrollet pas sinjalizimeve te banoreve, duke ndaluar shume te dyshuar. Te tilla aksione jane kryer ne qarqet e Shkodres, Fierit, Durresit, Gjirokastres, Elbasanit apo Tiranes.