Shqiperia ne pritje te medaljeve, Begaj zhgenjimi i radhes
Pritej shume nga peshengritesja shqiptare, Romela Begaj, e cila garoi vetem nje dite pas Majlinda Kelmendit, ne Lojerat Olimpike, Londer 2012, por zhgenjeu ashtu si sportistja kosovare e xhudos. Shqiperia rrezikon qe edhe ne keto lojera te mbetet pa medalje, pasi dy sportistet, prej te cilave pritej me shume, Kelmendi dhe Begaj, e kane mbyllur pa sukses Olimpiaden e Londres. Romela Begaj provoi pasditen e djeshme ne Londer, ne peshen 58 kg, qe t'i afrohej zones se medaljeve, por arriti te kaloje vetem proven e pare, duke ngritur 101 kg. Ne peshen e dyte, 105 kg, Begaj deshtoi ne te dy provat. Peshengritesja shqiptare qe mbajti flamurin kuqezi ne paraden e ekipit olimpik, provoi edhe ne stilin e shkeputjes, ku pretendoi qe te ngreje 115 kg, duke shenuar sukses ne proven e pare. Por ne dy provat e tjera Begaj deshtoi qe te ngreje peshen 121 kg. Megjithate, me nje kercim akrobatik ne fund te gares, sportistja dhuroi emocione, por largohet pa medalje ne pjesemarrjen e saj te dyte ne Olimpiade. Romela Begaj, nenkampione e Europes nuk arriti dot as rezultatet e Olimpiades se kaluar, Pekin 2008, ku doli ne vend te gjashte.
Zhgenjimi i Kelmendit
Para konkurrimit te djeshem te Romela Begajt, per ekipin tone olimpik konkurroi kosovarja, Majlinda Kelmendi. Ne meshen 52 kg Kelmendi fitoi ndeshjen e pare, por humbi ne takimin e dyte duke mos u kualifikuar ne cerekfinale, qe do t'i jepte mundesi per te pretenduar medalje. Megjithate, Kelmendi eshte pritur me entuziazem ne Kosove, madje eshte takuar nga Kryeministri Hashim Thaci. Xhudistja kosovare tregon se eshte nxituar gjate gares se dyte. - "Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret per mbeshtetjen e madhe qe me kane dhene", - theksoi Kelmendi. - "Doja ta mbyllja sa me shpejt ndeshjen dhe kjo me solli humbjen. Me vjen shume keq per eliminimin", - tha Kelmendi pas kthimit nga Olimpiada.
Garat e sotme
Peshengritja shqiptare, pas zhgenjimit te Romela Begajt, do te vazhdoje sot garen me dy sportiste te tjere. Jane sportistet e pare te ekipit te meshkujve, Daniel Godelli dhe Briken Calja, te cilet do te garojne gjate dites se sotme. Dy sportistet marrin pjese per here te pare ne Olimpiade, ndaj nuk cilesohen favorite per medalje. Konkurrenca ne garat e meshkujve eshte me e ashper, ndersa Daneil Godelli vetem 21 vjec, edhe pse eshte shpallur kampion bote per te rinj, do te bente surprizen me te madhe nese do te futej ne zonen e medaljeve. Te dy peshengritesit garojne ne peshen 69 kg, gara te cilat do te fillojne ne ora 19:00. Shqiperia do te konkurroje gjate paradites se sotme edhe me notarin Sidni Hoxha, ne 100 metra stil i lire, gare qe do te filloje ne ora 10:00.