E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesic: Kosova, nje realitet qe nuk mund te nderrohet

Ish-Presidenti i Kroacise, Stipe Mesic, deklaroi dje ne Tirane se Kosova eshte nje realitet qe nuk mund te nderrohet dhe se Serbia duhet te kuptoje kete zhvillim ne rajon. "Une do t'ju them ate qe thashe edhe me perpara. Kosova eshte nje realitet dhe ajo nuk mund te nderrohet. Por duhet qe pala serbe te bashkepunoje me Kosoven, te bashkepunoje me rajonin", - u shpreh dje Mesic gjate takimit qe pati me ministrin e Puneve te Jashtme, Edmond Panariti. Mesic ndodhet ne Tirane pas nderimit qe i ka bere komuna e Shengjinit, duke e shpallur "Qytetar Nderi", se bashku me ish-presidentin kosovar Fatmir Sejdiu dhe ate shqiptar, Alfred Moisu. Ne biseden mes dy personaliteteve, Panariti shprehu kenaqesine per viziten, Ministri Panariti i percolli Mesic urimet e tij per titullin e "Qytetarit te Nderit" qe iu akordua nga Komuna e Shengjinit. Ai e vleresoi bashkebiseduesin si nje mik te madh te shqiptareve dhe e falenderoi ne emer te te gjithe popullit shqiptar per kontributin e tij te pazevendesueshem ne zhvillimet pozitive ne rajon. Ministri Panariti i vleresoi te shkelqyera marredheniet mes Shqiperise dhe Kroacise ne te gjitha nivelet, nderkohe qe bashkepunimin ne kuader te NATO-s e cilesoi si nje shembull te partneritetit te shkelqyer dhe nje model bashkepunimi edhe per vendet e tjera te rajonit. "Ju jeni Ambasador dhe Avokat i fuqishem i proceseve integruese te rajonit", - theksoi Ministri Panariti. Lidhur me deklaratat e zyrtareve serb per Kosoves, te bera gjate koheve te fundit, Mesic u shpreh se ato jane bere para zgjedhjeve. "Te gjithe ju duhet ta dini qe keto deklarata jane bere perpara zgjedhjeve, ndaj dhe te gjitha deklaratat e bera perpara zgjedhjeve nuk jane aq te ashpra sa thuhen ne moment", - u shpreh Mesic. Ish-presidenti Kroat ka vleresuar dhe procesin e integrimit te Shqiperise ne BE, duke u shprehur se kjo do te ishte nje zhvillim shume pozitiv per rajonin. "Une jam shume i interesuar qe bashkepunimi jone te vazhdoje edhe me tutje. Kroacia eshte ne prag te hyrjes ne Bashkimin Europian. Gjithashtu, une shpresoj dhe vleresoj qe edhe Shqiperia te marre sa me shpejt statusin e vendit kandidat. Atehere kur rajonet e tjera do te futen ne Bashkimin Europian, atehere do te themi se Europa eshte duke bere nje pune te madhe. Bashkepunimi midis dy vendeve tona ka qene edhe bilateral, edhe multilateral", - u shpreh Mesic. Po dje, Mesic u takua dhe me Presidentin Bujar Nishani. Gjate takimit, dy personalitetet vleresuan se e ardhmja europiane eshte garanci per stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe shprehen shqetesimin per rishfaqjen e qendrimeve te vjetra jashte tendencave europiane qe burojne nga reminishencat e te shkuares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›