E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet banesa ne mes te Tiranes

Tirane 7 janar 2011 NOA-shte perfshire nga zjarri nje banese ne qytetin e Tiranes. Ngjarja ka ndodhur ne mesdite ne rrugen e Teleferikut por fatmiresisht nuk ka patur te lenduar ne njerez pavaresisht demeve materiale.

Banoret e shqetesuar kane njoftuar menjehere zjarrfikesit dhe policine.

Zjarri i rene ne banesen e katit te peste te nje pallati qe ndodhet prane Sherbimit Informativ Ushtarak eshte shuar nga sherbimi zjarrfikes te cilet kane lokalizuar dhe shuar me pas zjarrin.

Mendohet qe zjarri te jete shkaktuar nga ndonje pakujdesi e banoreve te apartamentit apo i ndonje defekti te mundshem elektrik.

a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›