E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri VIP, arrestohet djali i Arta Dades, plagosi nipin e Adil Çarçanit

07/01/2011  Besnik Dabulla, pronar i “Liburnit”. Dërgoi të plagosurin në spital, tentoi të ikte

TIRANË- Dalëngadalë policia e Tiranës zbardhi dje misterin e sherrit të madh, ku protagonistë ishin djali i Arta Dades, nipi i Enver Hoxhës dhe nipi i Adil Çarçanit, që përfundoi me plagosjen e këtij të fundit. Tashmë ai ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, teksa policia arrestoi Besnik Dabullën (djali i deputetes socialiste Arta Dade) si autorin e plagosjes. Duke iu referuar burimeve zyrtare të policisë mësohet se Dabulla e ka plagosur tek Liburni” në lokalin e tij Edrin Lufin (Nipin e Adil Çarçanit), teksa ndodhej edhe në shoqërinë e Shkëlzen Hoxhës (nipit të Erver Hoxhës), teksa motiv ende nuk është saktësuar dhe s’bëhet i ditur zyrtarisht. Burime policore thanë se të gjithë protagonistët ishin në gjendje të dehur në momentin kur plasi sherri i madh, ndërsa po verifikohet shkaku i përplasjes. Një kapriço për të shfaqur forcën dhe vështrime supremacie, mendohet të kenë qenë shkëndijat e para që solli plagosjen e rëndë. Nipi i Enver Hoxhës thotë se ai s’është përzier me këtë punë, teksa policia e konfirmon prezencën e tij dhe pjesëmarrjen në sherr. Nga ana tjetër as djali i Arta Dades nuk pranon autorësinë e plagosjes së Lufit, por policia e njeh atë si autor dhe e akuzon për “plagosje të rëndë” dhe “armëmbajtje pa lejë”. Të njëjtat burime të pakonfirmuara policore thanë se Dabulla e ka dërguar në spital të plagosurin Lufi dhe prej aty ka tentuar të largohet sapo ua dorëzoi mjekëve Lufin. Aty është prangosur nga policia gjatë përpjekjes për t’u larguar.

Njoftimi zyrtar i policisë së Tiranës

Zëdhënësja Alma Katragjini njofton se “Përgjatë orëve të vona në rrugën “Perlat Rexhepi” në Tiranë, në ambientet e një lokali, në konflikt janë përfshirë shtetasit Besnik Dabulla, Edrin Lufi dhe Shkëlzen Hoxha, të cilët në momentin e ngjarjes ndodheshin duke darkuar në ambientet e lokalit “Liburn” në rrugicat e Ish-Bllokut, në pronësi të shtetasit Besnik Dabulla. Për pasojë është plagosur rëndë me armë zjarri 34-vjeçari Edrin Agron Lufi, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore. Besnik Dabulla dyshohet se, është konfliktuar me shtetasit e sipërcituar. Ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë. Në vendngjarje shkuan menjëherë, Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, Ekspertë Kriminalist, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat. Ndërkohë që në vendngjarje në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit e tipit pistoletë, si dhe një gëzhojë e një predhë”.

ǒparashikon ligji

Policia e Tiranës tha se ndaj shtetasit Besnik Dabulla, pas dokumentimit të ngjarjes është marrë masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprave penale të “plagosjes së rëndë” dhe “armëmbajtjes pa leje”. E parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal “plagosja e rëndë” dënohet nga 3 deri në 10 vjet burg. Gjithashtu edhe “armëmbajtja pa leje”, e parashikuara nga neni 278 i Kodit Penal dënohet nga 3 deri në 10 vjet burg. Kur këto vepra penale sjellin pasoja të rënda dënimi nis nga 5 deri në 15 vjet burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›