Kontrabanda e naftës virgin, dërgohen letërporosi në 7 shtete
07/01/2011 Task-Forca e Tiranës kërkon informacione nga vendet që kanë importuar naftën
Krahasim sasive të dala nga Shqipëria e të deklaruara jashtë shtetit
TIRANE- Njësia hetimore Task-Forcë, pranë Prokurorisë së Tiranës u ka kërkuar informacion shtatë shteteve të Evropës, lidhur me kontrabandimin e naftës virgin gjatë viteve 2007-2009. Nëpërmjet 7 letërporosive akuza e kryeqytetit kërkon të dhëna mbi shifrat e naftës të importuara nga Shqipëria në këto shtete, si dhe numrin e autoboteve apo anijeve me naftë që kompanitë private të këtyre vendeve kanë blerë në kompaninë “ARMO”. Lajmi është bërë publik nga burime pranë njësisë antikorrupsion, të cilat thanë se qëllimi i këtyre letërporosive është marrja e sasive të naftës që është deklaruar në doganat respektive të këtyre shteteve që kanë eksportuar naftën virgin nga Shqipëria. Këto sasi nafte do të krahasohen me shifrat e naftës që është raportuar në doganat shqiptare. Mësohet se letërporositë janë nisur në drejtim të shteteve Itali, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Turqi, Serbi dhe Gjermani. Ky veprim pritet të hedh dritë, ose të rrëzojë deklaratat publike të ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili në disa deklarata publike, por edhe në Prokurori ka thënë se nafta virxhin deklarohej për eksport, por realisht ajo riciklohej në tregun vendas. Hetimet e Prokurorisë për kontrabandën e naftës virgine janë shtrirë dhe në tre kompanitë private që gjatë viteve 2007-2009 kanë kryer eksportimin e naftës nga Shqipëria në Itali, Serbi, Gjermani etj. Pavarësisht rezervimit të ekspertëve për publikimin e emrave të këtyre tre kompanive, ata shprehen se në zyrat e këtyre bizneseve janë sekuestruar fatura tatimore, fatura blerje-shitje si dhe një sërë kontratash me disa anije-cisternë. Aktualisht hetuesit e njësisë hetimore Task-Forcë, janë duke kryer verifikime dhe pritet që gjatë ditëve në vazhdim të përcaktojnë dhe emrat e personave që do të merren në pyetje lidhur me verifikimet për skandalin e kontrabandës së naftës virgin, krim ky që sipas ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, është kryer nga Policia e Shtetit, Doganat dhe Ministria e Financave. Dëshmia e Priftit konsiderohet nga prokuroria si e vlefshme, çka do të thotë se thëniet e ish-ministrit do verifikohen në çdo detaj.
Tre specialistë janë ngarkuar nga Prokuroria
Prodhimi vjetor i virgin, akuza ekspertim puseve
Për të mësuar mbi shifrat e prodhimit vjetor të naftës virgin, Prokuroria e Tiranës mësohet se ka përcaktuar tre specialistë të kryejnë ekspertimin e të gjitha vendburimeve të naftës. Nga ky ekspertim specialistët do të dalin në një konkluzion përfundimtar lidhur me sasinë e naftës virgin që nxjerr në një vit nëntoka shqiptare. Plus kësaj tre ekspertët e ngarkuar nga Prokuroria do nxjerrin dhe shifrën financiare që shteti shqiptar përfiton nga shitja legale e këtij produkti. Aktualisht ekspertët janë në fillimin e punës së tyre dhe pritet që gjatë muajve në vazhdim ato do të njohin hetuesit me aktin përfundimtar të ekspertimit. Lidhur me kontrabandimin e naftës virgin ish-ministri Prifti është shprehur se në rast se Prokuroria do vlerësojë dhe verifikojë siç duhet dëshminë e tij, do dalë shumë llum në sipërfaqe. Pas dëshmisë së ish-ministrit Prifti, në Prokurori është paraqitur edhe Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “ARMO” Rezart Taçi, i cili përballë prokurorit Dritan Rreshka dhe oficerit Elidon Hysenaj ka dhënë sqarime lidhur me akuzat për kontrabandë nafte të bëra nga deputeti Prifti. Mësohet se Taçi ka përgënjeshtruar dëshminë e Priftit, duke pohuar para ekspertëve se ai nuk kishte asnjë dijeni për kontrabandën, duke pohuar se kompania e tij u ka shitur naftën virgine, por nuk interesohej se cili ishte destinacioni real i saj.