E Martë, 3 Nëntor 2026

Dosja “Partizani”, Jamarbër Malltezi paraqitet në SPAK: S’ka asnjë dëm. Prona nuk mu kthye mua, por pronarëve

Jamarbër Malltezi është paraqitur sot në SPAK, ku pritet të merret në pyetje lidhur me dosjen “Partizani”. I shoqëruar nga policia pasi ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpi”, maltezi foli para SPAK ku tha se për çështjen nuk ka asnjë dëm dhe ish-kompleksit Sportiv Partizani nuk iu kthye atij por pronarëve të tokës.

“Lolot e Ramës i kërkojnë llogari si ju kthye prona 100 familjeve. U vërtetua se toka ishte e pronarëve familje tiranase. Klubi Partizani nuk ju kthye Malltezit por 100 familjeve pronare. Në këtë çështje edhe vetë PS nuk e pranon që nuk ka dëm. Po burgosin njerëz me shfaqe kur nuk ka dëm. Shteti ka përfituar 800 mijë dollarë nga privatizimi”, tha Malltezi.

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi do të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK si person në hetim mbi ligjshmërinë e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv Partizani në Tiranë, që çoi në ndërtimin e një kompleksi pallatesh.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›