E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiste me dhunë çantat e grave, prangoset 16 vjeçari

Policia shpall në kërkim bashkëpunëtorin     
Efektivat e policisë së Durrësit kanë vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar Çadra një hajdut 16- vjeçar që ishte bërë i superkërkuar për shkak të vjedhjeve të shumta që ai u bënte çantave të grave të moshuara. 16- vjeçari F. R., është arrestuar nga policia e qytetit me akuzën e vjedhjes. Arrestimi i tij është bërë për një seri vjedhjesh të kryera gjatë periudhës Shkurt-Prill 2009, në lagje të ndryshme të qytetit. 16- vjeçari është kapur teksa tentonte të vidhte çantën e një të moshuare në lagjen 11 të Durrësit në bashkëpunim dhe me një person tjetër, i shpallur në kërkim nga policia. F. R, 16 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në lagjen nr. 18 Durrës është arrestuar pasi në bashkëpunim me shokun e tij E. D., i moshës 17 vjeç, banues në lagjen nr. 18, i shpallur tashmë në kërkim nga policia, në periudhën Shkurt-Prill 2009, kanë kryer vjedhje të çantave të dorës, të grave të moshuara. Nga ana e policisë janë evidentuar 6 raste, ku pasi është bërë kallëzim penal nga ana e të dëmtuarave, janë regjistruar procedimet penale për secilin rast. Dy minorenët, pasi i ndiqnin të moshuarat sidomos kur ato merrnin pensionin apo ndodheshin në tregje për të bërë pazarin, u viheshin nga pas dhe në hyrje të pallateve u rrëmbenin çantat e dorës, duke ja shkëputur me forcë. Sipas burimeve të policisë së Durrësit, në disa raste viktimat e dy minorënëve kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi gjatë momentit të grabitjes, në kohën që autorët kanë hasur rezistencë i kanë qëlluar viktimat, duke u shkaktuar plagë të lehta. Në momentin e arrestimit 16 vjeçari u kap tek po kryente vjedhjen e radhës ne lagjen nr.11, duke i marre shtetases Sotira N banuese në këtë lagje çantën e dorës me sende të ndryshme personale dhe një sasi prej 800-lekësh. Në total të dy minorenët akuzohen nga policia se gjatë periudhës shkurt-prill, kanë kryer disa vjedhje ku në 4 shkurt në lagjen 4 i kanë vjedhur shtetases Ismete P., çantën e dorës në të cilën kishte një shumë prej 18.000 lekësh të reja dhe një aparat celular. Po kështu më 17 shkurt në lagjen nr.3 të qytetit i kanë vjedhur shtetases Servete T., çantën e dorës në të cilën kishte shumën 12.000 lekësh të reja dhe një aparat celular. Më 21 mars në lagjen nr.4 të qytetit i kanë vjedhur çantën e dorës shtetases Mereme B., në të cilën kishte sende personale dhe një shumë prej 1000 lekë të reja. Gjithashtu më 25 mars në lagjen nr.11 të qytetit i kanë vjedhur shtetases Nije D., çantën, në të cilën kishte shumën prej 88.000 mije lekë të reja dhe 240 euro. Më  19 prill në lagjen nr.12 të qytetit i kanë vjedhur shtetases Nafije H., çantën e dorës, në të cilën kishte shumën prej 2000 lekë të reja si dhe më datë 29 prill në lagjen nr.11 i kanë vjedhur çantën e dorës shtetases Sotira N. Menjëherë pas arrestimit të shtetasit efektivat e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e dy minorenëve, ku kanë  gjetur sende të ndryshme, si aparate telefonike etj të cilat janë sekuestruar në cilësinë  e provës materiale. Minorenët njëri i kapur dhe tjetri në kërkim akuzohen për veprën penale të Vjedhjes kryer në bashkëpunim.

Last Updated on Friday, 01 May 2009 13:24

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›