MSH dhe SantEgidio, marrëveshje për ndërtimin e godinave për të sëmurët mendorë
Ministria e Shëndetësisë dhe Komuniteti SantEgidio, me qellim përmirësimin, duke sjellë një frymë të re mjekimi dhe përkujdesje për të sëmurët me probleme mendore, nënshkruan dje, marrëveshjen për ndërtimin dhe menaxhimin e një godinë banimi sipas modelit të një shtëpie të mbështetur, për pranimin dhe riaftësimin e personave me probleme mendore, e cila do të përfshihet në sistemin shëndetësor kombëtar shqiptar.
Komuniteti SantEgidio firmosi në Tiranë, me Ministrinë e Shëndetësisë Shqiptare një dokument të rëndësishëm për fillimin e një projekti ndërtimi të dy shtëpive, të mbështetura për të sëmurët kronike të strehuar pranë shërbimit të psikiatrisë në Qendrën Spitalore Universitare Nenë Tereza. Ministrja e Shëndetësisë, znj. Godo, shprehu falënderimet komunitetit dhe e cilësoi këtë nismë, si një nga më të rëndësishmet, për ti ardhur në ndihmë kësaj shtrese, e cila si kushdo meriton vëmendjen dhe përkujdesjen e qeverisë. Ky projekt sjell një kulturë të re drejt integrimit të të sëmurëve psikikë. Dy shtëpitë e mbrojtura do të ndërtohen mbi një terren, dhënë Komunitetit SantEgidio nga Këshilli i Ministrave, i cili ndodhet në zonën e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Tiranë. Parashikohet të përfundojnë së ndeërtuari brenda dy viteve nga nënshkrimi i marrëveshjes. Projekti integrohet në Reformën e Shëndetit Mendor në Republikën e Shqipërisë, proces i cili parashikon decentralizimin territorial të sherbimeve të shëndetin mendor ndaj të sëmurëve dhe familjeve të tyre, duke ridimensionuar spitalet psikiatrike dhe strehuar personat e deinstitucionalizuar në strukturat rezidenciale alternative. Projekti ndikon drejtpërdrejt në këtë reformë dhe njëkohësisht ndihmon Shqipërinë të përqaset me standartet Europiane në kujdestarinë dhe përkujdesjen e shëndetit mendor.