E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston Cakrrin, u arratis nga burgu në 22 janar

Policia e kryeqytetit arreston Petrit Cakrri, dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit, i arratisur nga burgu i Shënkollit. I dënuar për 2 vepra penale, me 6 vjet për vjedhje e 6 për mashtrim, rrezikon edhe 5 vjet të tjera. 

TIRANE- Arrestohet Petrit Cakrri, dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit , i arratisur nga burgu i Shënkollit më 22 janar.
Arrestimi i Cakrrit është bërë në një hotel në Tiranë nga policia e kryeqytetit dhe Antikrimi. I dënuari për dy vepra penale, përkatësisht me 6 vjet burg për vjedhje dhe 6 vjet për mashtrim, telefonoi pas arratisjes në televizionin “News 24” ku denonconte pretendimet për mbajtjen e tij në burg edhe pasi kishte mbaruar kryerjen e dënimit. Atë kohë reagimi i Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve ishte i menjëhershëm duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e të arratisurit. Cakrri rrezikon edhe pesë vjet të tjera burgim për shkak se ka shkelur ligjin duke u arratisur, ndërkohë që kishte edhe një vit e katër muaj burg për të bërë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›