E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojanizimi i ri i Antiberishizmit

Nga Kastriot MYFTARAJ   
Ndërkohë doli raporti i komisionit parlamentar për ngjarjet e vitit 1997, i cili e bënte përgjegjës Berishën, dhe i rekomandonte Prokurorisë ndjekjen penale të tij për krime kundër njerëzimit, akuzë me të cilën më pas Millosheviçi do të shkonte në Gjyqin e Hagës. Të majtët në pushtet mendonin se SHBA do t u jepnin leje që të arrestohej Berisha, në mënyrë që të sigurohej stabiliteti në Shqipëri në kohën e luftës së Kosovës, gjë për të cilën amerikanët qenë shumë të interesuar.
Të gjitha këto ndodhnin në vitin 1998, në kohën kur shërbimi sekret amerikan CIA ndërmori një fushatë të ashpër kundër grupimeve terroriste islamike, që kishin gjetur strehë edhe në Shqipëri, PS në pushtet, vendosi të përfitonte nga kjo klimë e favorshme politike për ta atakuar Berishën dhe PD-në si ushtruese të terrorizmit islamik. Në këtë kohë konflikti politik midis PS-së në pushtet dhe PD-së u shkallëzua në aspektin religjioz, kur mediat pranë PS-së filluan ta akuzojnë lidershipin e PD-së se donte të organizonte një kryengritje me ngjyrim islamik në Shqipëri. Në vitin 2002, komisioni parlamentar që hetoi veprimtarinë e SHIK zbuloi se në verën e vitit 1998 SHIK i pati çuar
 qeverisë «Nano» një raport sipas të cilit PD po përgatiste një rebelim të armatosur të llojit islamik për përmbysjen e qeverisë që do të fillonte në Shkodër, dhe në krye të të cilit qe Sali Berisha.
Në rast se të majtët nuk do të merrnin leje ta eliminonin Berishën politikisht duke e arrestuar, atëherë kishin llogaritur që ta eliminonin me anë të një skenari të llojit të atij që rusët e zbatojnë në Çeçeni dhe e quajnë Çeçenizim. "Çeçenizimi" konsistonte në atë që konflikti të projektohet tek pala tjetër. Kështu rusët synonin, dhe në një masë të madhe ia arritën, që konfliktin ruso-çeçen ta projektonin tek vetë çeçenët, si konflikt mes tyre. Kështu duhej projektuar një konflikt mes Berishës dhe Tropojës, çka do të thoshte tropojanizim i konfliktit politik në Shqipëri, duke shërbyer Azem Hajdari si njeriu që do ta tërhiqte Berishën në këtë konflikt, derisa Berisha qe i detyruar që ta mbronte Hajdarin politikisht, kur ky hynte në aventura.
Ngjarjet e shtatorit 1998 në Tiranë kanë qenë të lidhura me këtë skenar të çeçenizimit. Por nuk duket e besueshme që vrasja e Azem Hajdarit të ketë qenë pjesë e këtij skenari. Pushteti i majtë e dinte se nëse vritej Azem Hajdari ndërkombëtarët do të alarmoheshin shumë dhe do të ndërhynin në vend për të qetësuar situatën, dhe me këtë rast jo vetëm që Berisha do të shpëtonte pa u vrarë, por as do të mund ta arrestonin. Plani i tyre ishte
 arrestimi i Berishës, që u paralajmërua me arrestimin e gjashtë ish-funksionarëve të lartë të kohës kur PD qe në pushtet, me ato akuza për të cilat kërkohej dhe arrestimi i Berishës për ngjarjet e vitit 1997. Fatmir Haklaj dhe Jaho Sali në 12 shtator nuk shkuan para PD për ta vrarë Azem Hajdarin, por pas të gjitha gjasave për ta rrëmbyer, dhe për të bërë kushedi ç punë të errëta me të. Port ë dy palët nuk ia kishin besën njëri tjetrit dhe në një moment gjërat precipituan deri në një shkëmbim zjarri, ku u vra Azem Hajdari dhe një njeriu i vet, por edhe një nga pala tjetër. Këtu zunë fill incidentet e 13-14 shtatorit që e majta në pushtet i quajti grusht shteti.
E vërteta e këtyre ngjarjeve të 12-14 shtatorit nuk është as ajo që thotë PD, as ajo që thotë, PS, por është pak nga të dy versionet, por duke shtuar dhe disa gjëra të tjera, të cilat në Shqipëri nuk janë analizuar kurrë si duhet. Ajo që ndodhi në 14 shtator 1998, kur turma e tubuar për funeralin e Azem Hajdarit mësyu selinë e qeverisë dhe rrëmbeu tanket që dolën në rrugë kundër saj, nga pikëpamja klasike mund të përcaktohet si sulm me dhunë kundër institucioneve, por jo si grusht shteti, se që të ketë grusht shteti duhet që të dalë një grupim që të marrë pushtetin. Së pari, kur oficerë të policisë së shtetit vijnë nga province në kryeqytet të armatosur deri në dhëmbë dhe vrasin një figurë të rëndësishme të opozitës para selisë së partisë së tij, pastaj largohen të qetë, nëpër një rrugë të gjatë të mbushur me post-blloqe policore, ndërsa qeveria i mbron, duke thënë se e verifikoi se nuk qenë atë ditë në Tiranë, atëherë vrasja i mbetet në derë qeverisë. Edhe nëse ndodh sot e njëjta gjë, me një figurë të opozitës së sotme, vrasja i mbetet në derë kryeministrit Berisha. Reagimi që vjen pas kësaj nuk mund të quhet sulm kundër institucioneve, se institucionet kanë humbur të drejtën të quhen të tilla, pasi e kanë lejuar këtë gjë, ose nuk kanë vepruar kundër vrasësve.
Së dyti në 14 shtator 1998 nuk doli një grupim që të hynte në kryeministri dhe të shpallej si qeveria e re e Shqipërisë, në vend të asaj të mëparshmes. Sigurisht që turma ishte e frymëzuar nga liderët e opozitës së atëhershme por qëllimi nuk ka qenë që të merrte pushtetin se ai e dinte që kjo ishte e pamundur, por vetëm që të tregonte forcë,
 për t u faktorizuar para ndërkombëtarëve, të cilët dukej se i kishin dhënë pushtetit licencën të mbante nën kontroll me represion opozitën. Berisha sigurisht që e dinte shumë mirë, se në rast se do të kishte ardhur në pushtet në shtator 1998, ai do të ndodhej në situatën që u ndodh në mars 1997, çka ai sigurisht që nuk e donte më.
Prokuroria dhe gjykata, që ka dhënë një vendim të formës së prerë për vrasjen e Azem Hajdarit, e kanë quajtur vrasjen si të kryer për gjakmarrje. Pushtetarët e kohës kanë larë duart, duke thënë se ky ishte një sherr mes tropojanësh dhe jo një konflikt politik ku ishte i implikuar shteti. Drejtori i atëhershëm i SHIK, Fatos Klosi, mëse një herë ka
 thënë se ai dhe ministri i rendit publik i kohës, Perikli Teta, e kanë paralajmëruar Azem Hajdarin për atentatin që po përgatitej kundër tij, duke përmendur dhe autorët e mundshëm, që rezultuan të ishin ata që e bënë vërtet atentatin. Por problemi është se Fatmir Haklaj, shefi i grupit që bëri vrasjen, kishte qenë shef i komisariatit të policisë së Tropojës me gradën major, deri në janar 1998, kur vrau në mjediset e komisariatit një oficer police vartës së tij, me ç rast u shpall në kërkim.
Pse u emërua Fatmir Haklajn, familja e të cilit ishte e implikuar në hasmëri dhe vrasje dhe dy vëllezër të të cilit ishin në kërkim për vrasje, madje edhe për vrasjen e një polici, shef komisariati, kur ishte praktika që këta njerëz duhen shmangur nga policia. Si erdhi Fatmir Haklaj në Tiranë, në 14 shtator, dhe lëvizi lirisht, kur ai ishte në kërkim? Si ndodhi që Fatmir Haklaj pas kësaj vrasjeje kur u kthye në Tropojë, u fut përsëri në polici me gradën major? Si ndodhi që shefi i policisë së rendit publik të Tropojës, kapiten Jaho Salihi, që ishte në Tiranë atë ditë bashkë me Haklajn, në atentat, së bashku me disa funksionarë policie, dhe me automjetet e policisë, kur u denoncua nga opozita si vrasë, u mbrojt personalisht nga ministri i rendit, duke u thënë se u verifikua se ai nuk gjendej në Tiranë, por në Tropojë? Si nuk e njoftuan ministrin e rendit ato postblloqe të panumërta, nga Tirana deri pranë Tropojës, për praninë e gjysmës së policisë së Tropojës në Tiranë, në 14 shtator, deri edhe 100 metra larg ndërtesës së ministrisë, ku ndodhi atentati? Si ndodhi që kur Fatmir Haklaj u soll i plagosur në spitalin ushtarak në Tiranë, pasi u plagos në vitin 1999, ai u lirua me ndërhyrjen e vetë drejtorit të SHIK, Fatos Klosi, gjë të cilën ky e ka pohuar vetë, gjoja për t u kuruar jashtë vendit, kur asnjë spital në botë, nuk pranon pa ndërhyrjen e autoriteteve, një kriminel të plagosur?
Të gjitha këto gjëra janë justifikuar nën zë, nga pushtetarët e kohës, me atë se për shkak të Luftës së Kosovës, duheshin toleruar njerëz si Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi në policinë e Tropojës, se duheshin çuar armë në Kosovë. Por e vërteta është se për t u ndihmuar lufta e shqiptarëve të Kosovës nëpërmjet Tropojës, nuk kishte nevojë që në policinë e Tropojës të kishte njerëz si Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi, se në Tropojë, çdo njeri, i majtë apo i djathtë qoftë, ishte pro luftës së shqiptarëve të Kosovës. Të gjithë fshatarët e fshatrave kufitare, që kishin pjesëtarë të fiseve të tyre në Kosovë, ishin gat

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›