Grabiste udhetaret ne '97, prangoset i denuari
Tepelene- Kerkohej per grabitje me arme prej 11 vitesh, por eshte arrestuar vetem mbremjen e djeshme teksa kthehej qetesisht ne shtepine e tij. Efektivet e policise Tepelene, ne bashkepunim me koleget e Gjirokastres, kane ndaluar 37-vjecarin Artan Selima, banues ne ne Bence. Burime zyrtare thane se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me daten 12 shkurt 1998, e ka denuar me 12 vjet burg ne mungese, per vepren penale te "vjedhjes me arme ne bashkepunim" dhe te "armembajtjes pa leje". Sipas policise, Selima, ne bashkepunim me Enkel Spahaj dhe Klodian Hoxha, me daten 3 shtator 1997, kane grabitur me arme ne aksin rrugor rural Progonat-Tepelene, furgonat e linjes.
"Hoxha dhe Spahaj mesohet se e kane vuajtur denimin ne institucionet e ekzekutimit te vendimeve penale", tha mbreme zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai.
Ndalimi nga policia i 37-vjecarit u be ne fshatin Bence te rrethit Tepelene, ne momentin qe ai po hynte ne banesen e tij. Nga ana e policise jane kryer te gjitha veprimet proceduriale dhe materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjirokaster.
B. Kore