Shkrumbohen 40 ha kullota, pranga bariut zjarrvenes
Gjirokaster- Nje zjarr i rene ne zonen e Lunxherise, ne rrethin e Gjirokastres, ka shkrumbuar rreth 40 ha kullote malore, nderkohe qe flaket rrezikuan te perpijne dhjetera bageti. Policia arrestoi oret e para te mengjesit te djeshem nje bari te akuzuar per zjarrvenien e qellimshme, i quajtur Isuf Miftari, 41-vjec, banues ne fshatin Dhoksat. Sipas deshmitareve okulare, fillimisht vatra e zjarrit eshte shfaqur rreth ores mbremjes te se premtes ne nje parcele me bar ne vendin e quajtur Manastiri i fshatit Qesorat.
I ndihmuar nga era dhe terreni i thate brenda pak minutash zjarri eshte perhapur ne nje siperfaqe te madhe. Te tmerruar nga flaket banoret e zones menjehere kane vendosur ne dijeni repartin zjarrfikes. Pasi kane marre thirrjen per ndihme te banoreve ne vendngjarje kane shkuar 2 automjete te repartit zjarrfikes, forcat e policise dhe punonjes te Ndermarrjes Pyjore. "Nderhyrja e ketyre forcave ne kohe beri te mundur shpetimin e 20 krere lopeve qe ishin duke kullotur ne keto parcela si dhe te nje ndertese qe ndodhej ne kete zone", thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai.
"Per shkak te terrenit te veshtire ne e kishim te pamundur per te nderhyre me tej per te shuar flaket", thote njeri prej efektiveve zjarrfikes, pjesemarres ne kete operacion. "Forcat e policise se bashku me disa banore te fshatit kane bere te mundur qe me mjete rrethanore te shpetojne disa parcela me vreshta, te cilat ishin shume afer zjarrit", shtoi zedhenesi Mullai. Rreth ores 01.00 te mengjesit, duke u gdhire dita e shtune, eshte bere e mundur shuarja e zjarrit, i cili po perparonte ne drejtim te pyllit qe ndodhet prane fshatit Krine. Gjate dites se shtune kjo vater zjarri eshte vene nen kontroll dhe jane shuar disa drejtime te tij.
Gjate hetimeve ne lidhje me shkaqet e lindjes se kesaj vatre zjarri eshte arritur ne perfundimin se autori ishte nje bari i zones. Agjentet e Krimeve Kunder Prones arrestuan ne flagrance 41-vjecarin Isuf Miftari, lindur ne Librazhd dhe banues ne fshatin Dhoksat, te komunes Lunxheri. "Miftari punonte si coban ne fshatin Dhoksat dhe ishte duke kullotur lopet, nderkohe qe mbremjen e se premtes ne vendin e quajtur Manastiri i fshatit i ka vene zjarrin nje parcele me bar", tha zedhenesi Gentian Mullai. Pas kesaj zjarri eshte perhapur ne nje siperfaqe te gjere cka ka bere qe te shkrumbohen 40 ha kullote dhe te rrezikohen dhjetera bageti. Mbi te ndaluarin rendon akuza per vepren penale te "shkaterrimit te prones me zjarr".
Ky eshte rasti i dyte brenda pak ditesh qe policia e Gjirokastres vendos ne pranga persona per zjarrvenie te qellimshme. Nje rendesi e vecante gjate kontrolleve i eshte kushtuar edhe trajnimit te stafeve te ndryshme ne lidhje me perdorimin e fikseve dhe pajisjeve te tjera teknike per shuarjen e zjarrit. Sipas inspektoreve zjarrfikes, shmangia ne kohe e vatrave te mundshme ne keto ndertesa, do te shpetonte jo vetem jeten e njerezve ne rast se ajo rrezikohej, por edhe dokumentacionin dhe elemente te tjere te punes se tyre te perditshme. Nderkohe inspektoret zjarrfikes gjate gjithe sezonit te veres do te vazhdojne te kene ne vezhgim masat antizjarr ne institucionet dhe godinat publike ne Qarkun e Gjirokastres. Ne kete rast efektivat zjarrfikes kane lene detyra qe brenda nje afati te shkurter kohor keto institucione te stacionojne pajisjet antizjarr per te shmangur tragjedite.
Blerim Kore