Grabit 200 leke, rreh dhe policin
Vlore- I grabit 200 leke dhe me pas dhunon fizikisht bashkemoshatarin dhe policin rrugor qe nderhyri te shuante sherrin. Nje 49 vjecar ka rene ne pranga pasi i ka marre me force nga dora nje personi ,parate me te cilat ai do te blinte pakete cigaresh. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur "Kapelja" ne Vlore, kurse i ndaluari eshte Ylli Lamaj. I demtuari i ka kerkuar Lamajt qe t'i kthente kartmonedhen, por ka hasur ne kundershtim nga 49 vjecari. I demtuari ka lajmeruar nje efektiv te rrugores qe ndodhej aty prane, por mesohet se edhe polici eshte goditur me grusht nga Lamaj. Menjehere nje grup i gatshem ka bere ndalimin dhe izolimin ne paraburgim te 49 vjecarit per grabitje dhe dhune ndaj forcave te policise.
O.H
O.H