Ina Rama: Opozita po ben loje politike
LONDER - Prokurorja e Pergjithshme e Republikes ne Shqiperi, Ina Rama shpreson qe perplasja institucionale me ekzekutivin te tejkalohet me angazhimin e te gjitha paleve. Gjate nje vizite zyrtare ne Londer, Ina Rama i tha dje BBC-se se mbeshtetja e opozites per te, nuk i duket se eshte e flakte, duke pranuar se ajo "eshte duke bere pjesen e saj politike ne kete situate".
Me cfare misioni vizitoni Londren?
Vizita ime ketu ishte e organizuar me ftese te drejtorit te Sherbimit te Prokurorise Mbreterore ne Londer, Sir Ken McDonald. Ishte nje vizite me qellim vendosjen e kontakteve te drejtperdrejta me homologet tane ketu si dhe me qellim marrjen dhe perfitimin e eksperiencave te homologeve britanike ne aspekte te punes sone, te hetimit te ceshtjeve, te ushtrimit te ndjekjes penale.
A trajtuat ndonje rast konkret gjate qendrimit tuaj ne Londer?
Patem edhe diskutime ne nivel teknik per ceshtje te vecanta te cilat jane ne proces si nga homologet britanike, ashtu edhe nga ne, per te cilat gjithashtu ne po tentojme te kemi nje bashkepunim.
A u trajtua ceshtja e Ilir Kumbaros?
Jo, kjo nuk ishte nje nga ceshtjet qe u trajtua. U trajtuan ceshtje te tjera te cilat jane ne proces e siper, per te cilat ne kemi nevoje te shpejtojme dhe te facilitojme procedurat.
Nje nga ceshtjet me te mprehta te koheve te fundit per Prokurorine ka qene edhe ceshtja Fazllic. A u trajtua ajo gjate vizites suaj ne Britani, pasi ai eshte edhe shtetas britanik?
Jo, nuk ishte nga ceshtjet qe ne trajtuam me koleget britanike.
Dhe ku qendron, momentalisht, si status, ceshtja Fazllic? Jo hollesi per hetimin, po ku ka mbetur?
Ajo ka mbetur ne fillimet e saj, sic besoj se shtypi e di. Eshte nje ceshtje e cila eshte regjistruar si e tille, pra, kemi nje procedim penal te regjistruar ne Prokurorine e Tiranes. Fazllic ka ne kete procedim cilesine e personit ndaj te cilit zhvillohen hetimet dhe besoj qe Prokuroria e Tiranes eshte duke bere veprimet hetimore qe mund te konsiderohen fillestare sepse me te vertete qe jemi ne fillim te nje procedimi penal. Mund t'ju kujtoj qe procedimet penale ne shume raste te tjera zgjasin per mjaft kohe dhe ne edhe pasi kemi bere hetime te vazhdueshme, perseri do te rezervohemi per te dhene konkluzione te mirefillta. Aq me teper per kete procedim qe eshte ne fazat e tij fillestare, nuk mund te themi asgje. Mund te themi qe po behen veprime hetimore per te pare nese ekzistojne apo jo dyshimet qe organi i akuzes ka pasur se kemi vepra penale te kryera.
A pati nje tentative per t'i paraqitur atij nje kerkese per t'u paraqitur ne prokurori?
Nuk pati nje tentative, por Prokuroria paraqiti nje kerkese ose me mire, ne terma procedurale, eshte nje ftese per ta pyetur z. Fazllic ne diten qe ai ndodhej ne Shqiperi, nje ftese e cila per shkak te rrethanave, per shkak se si u zhvilluan rrethanat nuk arriti dot te ekzekutohej. Ishte nje ftese per ta pyetur ate. Une perfitoj nga rasti ketu per te sqaruar opinionin publik sepse me te vertete e kam ndjekur mediatikisht qendrimin qe eshte mbajtur, qe ishte nje urdher ndalimi apo nje urdher arresti. Keto jane spekulime. Ka qene nje ftese per ta pyetur. Eshte nje e drejte procedurale e prokuroreve qe zhvillojne hetime. Sigurisht qe z. Fazllic ka pasur, edhe ne momentin qe mund t'i komunikohej ftesa, te gjitha te drejtat per te mos iu pergjigjur, per te kerkuar nje avokat, per te kerkuar kohe, te drejta procedurale qe i ka cdo shtetas ndaj te cilit zhvillohen hetime ne Republiken e Shqiperise.
Megjithate ai nuk e mori kete ftese per keto arsye. A ia keni paraqitur ju zyrtarisht atij kete ftese, pas ketij incidenti?
Po di t'ju them se ai nuk e mori, nuk di t'ju them nese me tej jane bere tentativa te metejshme per ta rithirrur, per ta marre per te dhene shpjegime ose per t'u pyetur. Sigurisht qe kjo eshte nje procedure qe do ta vleresojne prokuroret e ceshtjes dhe do te vleresojne ata se kur do te jete momenti dhe si do te zhvillohen procedurat.
A ka pasur ndonje shkelje procedurale nga prokuroret qe u moren me kete ceshtje, ne ndonje moment?
Nuk me rezulton qe prokuroret te kene vepruar ne shkelje te ligjit ne veprimet hetimore qe jane kryer per ceshtjen Fazllic. Nga dijenia qe une kam, ata kane vepruar duke zbatuar normat e procedures penale ne te gjitha veprimet hetimore qe jane kryer deri tani.
Si e konsideroni atehere perpjekjen e maxhorances per krijimin e nje komisioni parlamentar per hetimin e veprimtarise se prokuroreve qe u moren me kete ceshtje, ceshtjen Fazllic?
Sigurisht qe une mendoj se ky eshte nje qendrim politik, nuk eshte nje pretendim ligjor, si te themi. Eshte nje menyre e te parit te ceshtjes nga nje pikeveshtrim i ndryshem, por e gjithe kjo nuk luhat pozicionin tim qe e shpreha pak me pare. Une mendoj se prokuroret kane vepruar konform ligjit ne te gjitha ato hallka, ne te gjitha ata veprime qe ata kane ndermarre.
Megjithate po t'i shtojme kesaj edhe deklaraten e kryeministrit per nje hetim nderkombetar, a nuk tregon kjo qe marredheniet e institucionit tuaj me ekzekutivin jane, le te themi, ne nje ngerc per momentin?
Ne te vertete, paraprakisht, doja t'ju thoja qe ne nuk kemi modele hetimesh nderkombetare ne Shqiperi dhe qe ky vullnet te merret e te konsiderohet seriozisht duhet te vishet me petkun e nje norme ligjore. Ne kemi deri me sot modele asistencash te prokuroreve te huaj ne hetime te vecanta ne Shqiperi, por qe sigurisht, keto kane pasur nje procedure te caktuar ligjore per t'u bere. Por asnjehere keta prokurore qe kane marre pjese ne hetimin e ceshtjeve shqiptare nuk kane patur te drejte te marrin vendime rreth hetimit. Ata kane asistuar, kane koordinuar punet dhe vetem kaq. Une mendoj se prokuroria shqiptare nuk ka perse t'i trembet nje asistence te huaj, por gjithsesi nuk mund te le pa permendur faktin qe e gjithe kjo demton imazhin e institucionit te akuzes, sepse ul kredibilitetin e tij ne publik.
Dhe a jane marredheniet institucionale te Prokurorise se Pergjithshme me ekzekutivin ne nje ngerc?
Duhet thene qe ne kaluam nje moment te veshtire ne keto raporte. Patem nje perplasje institucionale. Une mendoj se eshte shume e rendesishme qe ky moment te kapercehet, per shkak se mendoj dhe dua te fokusohem fort ne kete moment. Mendoj qe duhet qe te gjitha institucionet t'i bashkerendojne punet per te pasur nje rezultat te mire. As Prokuroria e vetme nuk mund te realizoje funksionet e saj, as institucionet e tjera, po ashtu, sidomos ne aspektin e ushtrimit te ndjekjes penale. Shpresoj fort qe do te kete nje vullnet te perbashket qe kjo perplasje te kapercehet. Eshte ne te miren e ne te gjitheve.
Sa ju kompromenton mbeshtetja e flakte e opozites per ju, per Prokuroren e Pergjithshme te Republikes ne kete moment, e bere qofte per arsye parimore, qofte per arsye pragmatike nga ana e opozites?
Se pari, nuk me duket se eshte e flakte, une nuk konstatoj ndonje gje te tille. Sigurisht, mendoj se opozita eshte duke bere pjesen e saj politike ne kete situate. Une mendoj se e rendesishme eshte qe puna, imja ose e organit qe une drejtoj, te jete e mbeshtetur ne ligj. Ne rast se ne do te veprojme duke zbatuar ligjin, pak rendesi ka pastaj se kush te mbron dhe kush te godet. E rendesishme eshte qe gjithe aktiviteti qe organi i prokurorise kryen, vecanerisht ne raste specifike qe jane sensitive per publikun, te jete ne menyre ekstreme i mbeshtetur ne ligj.
Megjithate eshte shume e rendesishme kur ju mbron ambasadori amerikan ne Tirane me deklarata qe mund te lexohen shume lehte si 'mos e prekni Prokuroren e Pergjithshme'!
Jo, une nuk do ta lexoja keshtu. Mund ta lexonim ndryshe. Mund ta lexonim qe 'lerini ata qe zbatojne ligjin ta zbatojne ligjin'! Ndoshta konstatimi qe, jo vetem Ambasada Amerikane, por une do te them se edhe ambasadoret e Bashkimit Evropian kane bere ne mbeshtetje te institucionit te prokurorise per kete rast, lidhet me faktin qe ata duhet te kene konstatuar qe ne kemi vepruar drejt, se prokuroria ka zbatuar ligjin ne te gjitha hallkat, ne te gjitha veprimet qe ajo ka ndermarre ne kete ceshtje, ne kete situate.
Zonja Rama, nga kush duan t'ju mbrojne nderkombetaret?
Une mendoj se nderkombetaret po mbeshtesin prokurorine qe ajo te vazhdoje te beje punen e saj, te vazhdoje te jete e pavarur ne vendimmarrjen e saj.
Ju jeni e re ne moshe, e re ne detyre. Keni te pakten tri ceshtje hetimore ku jane te perfshire emrat e ministrave, ish-ministrave, pjesetareve te afert te kryeministrit. Sa ndikon gjithe kjo trysni ne aktivitetin tuaj dhe te institucionit qe ju drejtoni?
Te gjitha keto ceshtje kane peshen e tyre ne menyren se si zhvillohen punet, se si ecin punet ne sistemin e akuzes. Vetem fakti qe cdo vendimmarrje, cdo hap, cdo veprim hetimor qe ndermerret ne keto ceshtje, eshte nje veprim qe monitorohet ne te gjitha drejtimet, ne te gjitha aspektet, te vendos ne nje fare trysnie. Une do te preferoja qe puna jone te ishte ne kushte me komode, sigurisht. Do te preferoja qe ne te benim punen tone pa qene e nevojshme qe ne cdo hap qe hedhim te kemi komente nga njeri krah, apo nga krahu tjeter. Do te preferoja qe prokuroret ta ndjenin veten te lire dhe te qete ne gjithe aktivitetin e tyre, sepse kjo lloj trysnie edhe kur eshte pozitive, edhe kur eshte ne mbeshtetje te forte te prokurorise, ndoshta-ndoshta prish ekuilibrin e nje pune normale. Une do te preferoja qe puna e prokurorise te ishte e saj, te mos ishte kaq publike, te mos merreshin te gjithe me te. Por, ne fund fare, kjo eshte nje situate qe nuk varet prej nesh, nuk varet prej meje, ne nuk mund ta kontrollojme dot. Keshtu qe ajo qe na bie si detyre, eshte qe ne te operojme sikur nuk degjojme asgje, sikur nuk kemi asnje lloj trysnie, sikur askush nuk na bezdis ne punen tone dhe jemi te perqendruar vetem tek faktet qe ne mbledhim nga hetimi. Eshte nje ndermarrje e veshtire, po kjo eshte sfida jone.
Dhe nje sfide tjeter eshte hetimi per tragjedine e Gerdecit, si dhe hetimi per tregtine e paligjshme te municionit drejt Afganistanit. Ne c'faze ndodhen hetimet per keto dy ceshtje?
Grupi hetimor, me sa kam une dijeni, ka kryer pjesen me te madhe te hetimeve qe mund te kryheshin prej grupit hetimor ne Shqiperi dhe ne jemi ne pritje te leter-porosive qe u kemi derguar homologeve tane ne SHBA, ne Qipro dhe ne Zvicer. Presim pergjigjet e tyre dhe mendoj qe pas marrjes se ketyre pergjigjeve ndoshta do te kemi nevoje te bejme veprime te tjera hetimore. Gjithsesi, nuk mund te parashikojme gje, persa kohe qe pergjigjen nuk e kemi ne dore dhe nuk dime cfare te dhenash do te na vijne nga homologet tane.
Jeni e kenaqur me ritmet e hetimeve gjate ketyre me shume se shtate muajve qe kane kaluar nga tragjedia?
Une mendoj qe puna eshte bere ne kohe reale. Eshte nje ceshtje shume komplekse, shume voluminoze, shume e ngarkuar. Ndoshta mund te kishte edhe tempe me te mira, por, gjithsesi mund te them se po behet nje pune e mire.
Marre nga BBC