Avokati i Popullit niset drejt Kukësit: Koha për solidaritet, jo për analiza
Avokati i Popullit, Igli Totozani, është nisur sot drejt qarkut të Kukësit për të parë nga afër situatën e krijuar dhe për tu ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone.
Totozani dhe stafi i tij thanë se kanë mbledhur disa kontribute, të cilat do tu dërgohen banorëve të qarkut të Kukësit në formën e ndihmave ushqimore.
Situata është e rëndë. E para gje qe duhet bere eshte të solidarizohemi me këto zona duke ndihmuar në tejkalimin e kësaj situate. Kjo eshte nje detyre e te gjitheve, jo vetem e qeverise, sot nuk eshte koha e analizave - tha ai.