E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mbledh komisionin e emergjencave

Deputetët e zonave veriore dhe juglindore, si dhe deputetë të cilët kanë marrë pjesë direkt në situata emergjente gjatë qeverisjes socialiste, diskutuan në lidhje me situatën dramatike që po përjeton veriu i Shqipërisë.

Kreu i opozitës, Edi Rama, përsëriti se kryetarët socialistë të komunave në zonat veriore janë të angazhuar bashkë me deputetët për të bërë gjithçka është e mundur, pavarësisht mundësive të tyre të kufizuara.

Komisioni ra dakord për hartimin e një plani solidariteti, si dhe për një riorganizim transparent dhe një informim në kohë reale për operacionet e ndihmës. Sipas Ramës, për këtë duhet një bashkëpunim real me të gjitha strukturat e pushtetit vendor pa dallime partiake.
/Start/

                                                                                             2012-02-13 23:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›