E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli në Liban, kërkon njohjen e Kosovës

 Përveç thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, një temë e veçantë në diskutime ka qenë edhe njohja e Pavarësisë së Kosovës. Gjatë takimit me kryeministrin e Libanit Najib Mikati, Topalli i përcolli atij ftesën e kryeministrit Berisha për të vizituar Shqipërinë.

Kryeministri Mikati premtoi se në një kohë shumë të shkurtër do të vijë në Tiranë për të firmosur disa marrëveshje dhe, me këtë rast do të shoqërohet nga një grup biznesmenësh të fushave të ndryshme. Tema kryesore ne këtë takim ishte kërkesa që Topalli i bëri Libanit për të njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo tha se rasti i Kosovës është një çështje “sui generis”, se kufijtë janë të pandryshueshëm, se ne mbështesim integritetin e territorit të Kosovës dhe se Kosovën deri me sot e kanë njohur 87 vende.

“Tani është koha që edhe Libani të bëhet vendi i 88 që njeh pavarësinë e Kosovës ashtu si edhe shumë vende të tjera, vendeve të golfit, të Ligës Arabe që e kanë njohur këtë realitet të pakthyeshëm pas njohës që këtij vendi i është bërë nga SHBA, shumica e vendeve anëtare të BE, Kanada, Japoni etj”, ka thënë Topalli. Kryeministri Mikati premtoi se e kishte marrë shumë seriozisht këtë çështje. Biseda u zgjat mjaft përtej kohës së planifikuar për shkak të interesit që ai tregoi ndaj Shqipërisë, zhvillimeve ekonomike  të saj, potencialeve që ajo ofron. /Start/

                                                                                             2012-02-14 09:18
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›