E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitën 8 banesa në Tiranë, në pranga një i dyshuar, 2 në kërkim

TIRANE- Pas dokumentimit të një sërë vjedhjesh në banesa të ndodhura në kohë të ndryshme, policia e Tiranës arreston njërin prej autorëve, ndërsa shpall në kërkim
dy bashkëpunëtorët e tij.

“Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë identifikoi dhe ndaloi shtetasin A.Milo, 17 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u realizua pasi dyshohet se në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë në kohë dhe vende të ndryshme ka kryer një sërë vjedhjesh banesash”, thuhet në njoftimin e policisë.

Është dokumentuar implikimi në këto vjedhje :
Me dt.21.02.2012 në rrrugën “Siri Kodra” dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të një shtetasi.
Me dt.14.01.2012, në rrugën “Haxhi Xhediku”, ka vjedhur banesën e një shtetasi.
Me dt.22.10.2011, në rrugën “Siri Kodra“, ka vjedhur magazinën në pronësi të një shtetasi.
Me dt 12.10.2011, dyshohet se ka realizuar vjedhjen e banesës në pronësi të një shtetasi.
Me dt.28.10.2011, në rrugën “Ferit Xhajko“, ka tentuar të vjedhë së banesën e një shtetaseje.
Me dt.27.01.2012, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të një shtetasi.
Me dt.05.01.2011, në rrugën “Kongresi Manastirit“, kanë vjedhur banesën e një shtetasi.
Me dt.09.12.2011, në rrugën “Ali Pashë Gucia“, kanë vjedhur banesën e një shtetasi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›