E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompetencat, Presidenca dhe Kuvendi përplasen në Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin e saj lidhur me kërkesën e presidentit të Republikës Bamir Topi për zgjidhjen e konfliktit të kompetencave me Kuvendin e Shqipërisë për emërimin e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilëve u ka mbaruar mandati.

Këshilltari juridik i presidentit Artur Metani, tha sot se ndërprerja e menjëhershme e procedurave të shqyrtimit nga Kuvendi të tre dekreteve të Presidentit, është në vlerësimin e kreut të shtetit një mekanizëm antikushtetues, i cili ka bllokuar procedurat kushtetuese për emërimin dhe për plotësimin e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese. Sipas Metanit, vendimi i Kuvendit për të zgjatur mandatin 9 vjeçar, për 3 anëtarë, në 12 vjet përplas dispozitat kushtetuese.

Kushtetuta ka përcaktuar në nenin 125, pika 1, se mandati i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese është 9 vjet. Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i Kuvendit Lulzim Lelcaj, deklaroi se nuk ka konflikt me presidentin dhe tejkalim kompetencash. Sipas tij nuk është bërë zgjatje e mandatit, por është dhënë pëlqimi për dekretet. Nuk ka element për konflikt me presidentin.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›