E Diel, 1 Nëntor 2026

Vera drejt fundit, turistët braktisin Shqipërinë

Vera po shkon drejt fundit dhe si e tillë, janë të shumtë turistët të cilët po lënë vendin. Kjo vërtetohet nga të dhënat zyrtare në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, ku në 24 orë e fundit mbi 5.127 shtetas shqiptare dhe turistë të huaj si dhe 1.329 automjete kanë lënë pas Shqipërinë. Situata është e njëjtë edhe me pikën tjetër të kalimit kufitar Kapshticë, ku ata të huaj që kanë lënë Shqipërinë janë 1870 dhe 785 automjete, pra në total nga Shqipëria janë larguar rreth 6.500 shtetas të huaj.
 

Por pavarësisht kësaj situate, emigrantët vijojnë të kthehen në vendlindje. Sipas të dhënave zyrtare gjatë 24 orëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije 4000 shtetas shqiptare dhe të huaj si dhe 1.000 automjete shqiptare dhe të huajakanë hyrë në vendin tonë. Nga ky fluks, emigrantët janë të detyruar të qëndrojnë në rradhë për disa orë edhe pse pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 5 në dalje, ndersa ajo greke me 3 sportele në dalje dhe 3 në hyrje.
 

Ndërsa nga pika tjetër e kalimit kufitar Kapshticë rezulton se në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 3300 shtetas shqiptarë dhe 1065 automjete, ndërsa kanë dalë kanë dalë 3973 shtetas shqiptarë dhe 1172 automjete . Po nga kjo pike kufitare kanë hyrë 1803 shtetas të huaj dhe 750 automjete . Duke qenë se muaji gusht shënon edhe pikun e hyrje daljeve në pikat e kalimit kufitar, më heret Policia e Shtetit ka thënë se janë marrë të gjitha masat e sigurisë për të shmangur cdo incident të padëshirueshëm. Ndërsa është punuar me orientime të turistëve nëpërmjet zyrave turistike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›