E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten djalin e kryetares se gjykates tre ne pranga

Dyshohet se kane grabitur disa persona ndersa i provokonin sikur ishin grindur me te aferm te tyre

TIRANE- Tre persona te dyshuar si autore te grabitjes me dhune te djalit te kryetares se Gjykates se Shkodres u arrestuan nga Drejtoria e Policise se Tiranes ndersa ata sipas te njejtave burime jane autore te dy grabitjeje te tjera ndersa dyshohen edhe per disa te tjera.


Albert Peposhi 23 vjec Andrit Murraku 19 vjec Markeon Paco 23 vjec te tre banues ne Tirane u arrestuan nga Policia e komiatiatit nr.2 ne kryeqytet me akuzen e vjedhjes me dhune dhe ne bashkepunim.


Arrestimi i tyre u njoftua zytarisht dje nga Policia e kryeqytetit nepermjet nje deklarate te dhene prej saj. Personat sipas burimeve te policise u kapen ne flagrance ndersa tentonin te grabisnin nje person ne bllokun e pallateve 1 Maji ne kryeqytet mbremjen e te henes.


Nga hetimet e kryera policia zbuloi se keta persona ishin autore gjithashtu edhe te grabitjes se djalit te kryegjyqtares se Shkodres i cili mesohet se ka qene duke ecur ne kembe dy nete me pare. Grabitja mesohet se ka ndodhur pasi tre te rinjte i jane afruar djalit 25 vjecar duke e provokuar ate se ishte zene me vellain e nje prej personave.


Fillimisht ai eshte trembur dhe eshte munduar tiu tregoje personave se nuk ishte zene me njeri dhe se ai ishte ngaterruar me ndonje person tjeter. Pasi e kane terhequr me kercenime dhe me dhune ai eshte detyruar te dorezohet prane nje kthese ne nej cep pallati ku i kane marre celularin dhe para te tjera.


Pas hetimit dhe ndjkejes se tyre policia zbuloi identitetin e personave duke i ndaluar ata ne flagrance pak pasi kishin kryer nje vjedhje tjeter. Personat e meiperm sipas policise dysohet te jene edhe autore te disa vjedhjeve ne Tirane ndaj disa njerezve te ndryshem te cileve iu kane marre shuma e parave prej 20 mije lekesh 15 mije lekesh etj.


Ky eshte grupi i dyte i arrestimeve te kesaj natyre ne kryeqytet. Nderkaq nga komisariati nr.2 gjate javes se fundit jane arrestuar dhjete persona me tendence krimin kunder prones.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›