Fevziu zbulon vendimin e gjykatës: Meta, të hënën në mbrëmje i lirë
Të gjithë ata që presin të dinë vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me procesin gjyqesor ndaj Ilir Metës, mos u lodhni të duroni deri ditën e hënë. Gazetari Blendi Fevziu shpalli pafajësinë e Ilir Metës. Këtë e bëri në emisionin “Zonë e Lire”, ku diskutohej pikërisht per gjyqin e Metes. Fevziu, i njohur si gazetar pranë Berishës, i pyetur nga Arjan Çani për vendimin e drejtësisë lidhur me fatin e Ilir Metës, dha këtë përgjigje: “Zoti Ilir Meta është i ftuar në emisionin ‘Opinion’, diten e hënë në orën 22:30″.
Kjo përgjigje e Fevziut nënkupton që Ilir Meta nuk do të arrestohet e të vuajë dënimin, por do të shpallet i pafajshëm. Kjo është drejtësia në Shqipëri, kjo është derexheja ku është katandisur shteti i së drejtës. Mjerë Shqipëria, mjerë shqiptarët!
Opinioni publik po bombardohet me lajme se vendimi do merret 4 me 1 pro Metes. Shtypi ka ngritur akuza se jane paguar 2 milionë euro për katër votat pro.