Ilir Meta do të shpallet i pafajshëm 4 me 1?!
Të hënën Gjykata e Lartë do të shpallë një prej vendimeve më të rëndësishme deri më tani, atë të dënimit ose të faljes së Ilir Metës.
Nëpër blogje dhe rrjete sociale, shumica e njerëzve janë të bindur se Meta do të shpallet i pafajshëm, pasi nuk kanë besim tek gjykata. Sondazhet po ashtu thonë se Meta do i shpëtojë drejtësisë. Në sondazhin e gazetës Tema, vetëm 30 përqind mendojnë se Meta do dënohet. 62 përqind thonë se ai do i shpëtojë dënimit. Vetëm 8 përqind nuk e dinë se cili mund të jetë vendimi.
Dhe, nëse sheh veprimet e fundit, duket e sigurtë që Meta do të shpallet i pafajshëm. Fillimisht ishte vizita e kryeministrit Berisha në shtëpinë e Metës, një akt i hapur presioni mbi Gjykaten.
Bindja po forcohet nga ideja se gjykatësit janë ndarë gjatë gjithë procesit 4 me 1 në favor të Metës. Dy prej tyre janë nga Tropoja, ndërsa dy gratë, njëra është gruaja e Ardian Fullanit dhe tjetra një gjykatëse nga Durrësi, të cilën Braho pretendon se e ka nën kontroll.