E Diel, 1 Nëntor 2026

Internacionalja Socialiste Nevojitet zgjidhje paqesore

Internacionalja Socialiste reagoi dje pas ngjarjeve te ndodhura ne 21 janar ne Tirane. Ajo shprehu shqetesimet e saj nepermjet nje deklarate per shtyp per perkeqesimin e situates ne Shqiperi dhe kerkoi bashkepunim midis dy forcave kryesore politike. Apeli yne nderkombetar eshte per nje zgjidhje paqesore dhe demokratike te krizes aktuale e cila po e minon edhe me tej stabilitetin ne vend - thuhej ne deklarate. Internacionalja Socialiste edhe nje here ritheksoi apelin e saj per demokraci ne vend dhe pavaresi te institucioneve te larta shteterore. Ne takimet e saj organizata jone e ka adresuar nevojen per te garantuar demokracine ne Shqiperi duke perfshire transparencen e administrimit te zgjedhjeve llogaridhenien nga ana e pushteteve ekzekutive dhe legjislative lirine dhe pavaresine e gjyqesorit dhe medies dhe te drejtat dhe shanset e barabarta per qytetaret. Edhe rasti me i fundit te con edhe njehere ne drejtimin e apeleve tona te meparshme per nje demokraci dhe qeverisje te mire ne ate vend - u shpreh ne deklaraten e saj Internacionalja Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›