Topalli, mbeshtetje zvicerane
Zvicra premton rritjen e investimeve te saj ne Shqiperi. Premtimi ju be dje Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, nga Presidenti zviceran Pacal Couschpin. Gjate takimit mes paleve, Topalli e falenderoi presidentin per njohjen e pavaresise se Kosoves dhe gatishmerine per thellimin e bashkepunimit. Ne viziten e pare zyrtare ne historine diplomatike mes dy vendeve, Topalli e njohu presidentin per ecurine e reformave ne vend. Nga ana e tij Presidenti zviceran Couschpin shprehu interes per rritjen e investimeve zvicerane ne Shqiperi ne shkembime tregtare, por edhe ne fusha si energjetike, infrastrukture, turizem etj. Po diten e djeshme, Topalli zhvilloi nje takim me homologun e saj Andre Bugnon. "Shqiperia ka bere nje pune te jashtezakonshme se fundmi si nje vend qe aspiron integrimin ne BE dhe NATO. E admiroj progresin, hapat dhe vullnetin e parlamentit dhe qeverise shqiptare qe kane arritur kete rezultat dhe per vijimin ne kete rruge per te miren e Shqiperise dhe Evropes", u shpreh Bugnon. Ai shprehu kenaqesine qe per here te pare realizohet nje vizite e ketij niveli. Ashtu si presidentin, Topalli e njohu homologun e saj me angazhimet qe ka marre vendi yne dhe reformat e realizuara. Sipas Topallit, Qeveria dhe Kuvendi i Shqiperise jane plotesisht te angazhuar dhe po punojne fort ne reforma te medha qe po i ofrojne shqiptareve mireqenie dhe vendit nje zhvillim te jashtezakonshem ekonomik. "Po reflektojne stabilitet ne rajon, e po vleresohen gjithnje e me shume nga partneret nderkombetare", theksoi ajo.R.R