Kushtetuesja "rrezon" gjyqtaret
TIRANE - Gjykata Kushtetuese hodhi poshte dje kerkesen e Shoqates Kombetare te Gjyqtareve per pezullimin e ligjit per "Organizimin e Konferences Gjyqesore" deri ne marrjen e nje vendimi perfundimtar per ta shpallur antikushtetues ose jo. Ne perfundim te seances se djeshme anetaret e gjykates, vendosen qe te mos pezullojne zbatimin e ketij ligji me argumentin se zbatimi i tij nuk prek interesa te rendesishme shteterore. Shoqata kembenguli ne argumentin se ligji i miratuar nga Kuvendi kohe me pare duhet te pezullohet, te pakten deri sa Gjykata te marre vendim per te. Nje kerkese kjo momentale, pasi shoqata kerkon shfuqizimin e gjithe ligjit. Perfaqesuesi i shoqates se Gjyqtareve, Klodian Rado tha se ligji duhet te shfuqizohet pasi eshte miratuar me nje shumice te thjeshte parlamentare, ne nje kohe qe duhet te ishte miratuar me shumice te cilesuar qe do te thote te pakten 84 vota, pasi Konferenca Gjyqesore eshte organ i permendur nga Kushtetuta. Po keshtu, sipas tij ligji ne thelbin e vet prek pavaresine e pushtetit gjyqesor dhe nuk perfaqeson vullnetin e gjithe gjyqtareve te vendit. Por perfaqesuesi i Kuvendit, Lulezim Lelcaj kundershtoi pretendimet e shoqates. Sipas tij, ligji nuk eshte aspak antikushtetues dhe se mungesa e tij, ne rast te shpalljes antikushtetues te ketij ligji do te krijonte boshllek ligjor. "Boshlleku ligjor nuk mund te justifikoje lejimin e ligjeve antikushtetuese ne legjislacion", replikoi Rado. Ne mes te ketyre debateve, perfaqesuesi nga Konferenca Gjyqesore preferoi te mos shprehet duke qene se eshte ceshtje qe prek direkt kete institucion dhe ja la gjykates. Gjykata Kushtetuese do te shprehet ne ditet ne vijim per te shpallur antikushtetues apo jo kete ligj, por deri atehere, ligji per Organizimin e Konferences Gjyqesore do te funksionoje. Konferenca Gjyqesore e cila pritet te mblidhet ne fund te ketij viti, do te zgjedhe tre anetare te rinj te Keshillit te Larte te Drejtesise, te cileve u perfundon mandati.
Debatet ne KLD dhe te "Ligjet"
Nje tjeter debat i gjere po zhvillohet ne Kuvend per projektin me te ri qe lidhet me gjyqesorin ate per "Administraten gjyqesore. Jo vetem Shoqata Kombetare e Gjyqtareve por dhe opozita kundershton projektligjin se cenon pavaresine e ketij institucioni dhe u jep kompetenca me shume sec duhet, kancelareve. Fakti se kancelari ne kete projekt zgjidhet nga Ministri i Drejtesise, cilesohet nga te dy palet si nje "cenim" i pavaresise qe duhet permiresuar. Nderkohe qe opozita pretendon se ky projekt nuk ndihmon ne reformen ne drejtesi, perkundrazi.
R.Rapushi