E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Topalli bllokoi Kuvendin

TIRANE - Pezullimi i seances se djeshme plenare, u be shkak i nje debati mes pozites dhe opozites, per bllokim te punes se Kuvendit. Nenkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Brace akuzoi dje direkt Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli se me udhetimet e saj te shpeshta, po pengon mbarevajtjen e punimeve te institucionit. Si dhe kritikoi qeverine se nuk punon per te sjelle ligje per miratim. "Ne kuvend nuk punohet sepse nuk ka projektligje. Ky eshte nje shembull i ri, tejet domethenes qe provon se ne kemi nje qeveri te paafte per te hartuar ligje ne favor te shqiptareve, nevojes dhe cilesise se jetes se tyre", sulmoi nenkryetari i grupit socialist. Por sipas tij, nje peshe te madhe ne bllokimin e punes kete here ne parlament kane dhe vizitat e shumta qe Topalli zhvillon jashte vendit, me shpenzimet e buxhetit te shtetit, pra me parate e shqiptareve, ku vetem bileta e udhetimit kushton 700 euro. "Kuvendi nuk punon dhe pse Kryetarja Jozefina Topalli nuk eshte ne Shqiperi. Ne krye te nje tabori me deputete e punonjes se kuvendit, Topalli ndodhet ne nje tjeter vizite turistike ne Zvicer. Eshte e disata here qe e mbyll Kuvendin per udhetime", vijoi Brace. Kaq mjaftoi qe zyra e shtypit te Kuvendit te reagoje ashper ndaj akuzave te nenkryetarit socialist dhe ta quaje deklaraten e tij si mashtrimin e radhes. "Ne sqarim te genjeshtrave te radhes te deputetit Erion Brace, i bejme te ditur Erionit, se Zvicra nuk eshte Lapardhaja, por eshte nje vend mik, qe u rendit nder te paret ne njohjen e pavaresise se Kosoves, dhe me nje standard jashtezakonisht te larte ekonomik, me te cilin duam te punojme", reagoi Kuvendi. Nepermjet nje reagimi per median, ky institucion kerkoi ti beje te ditur nenkryetarit socialist se vizita e Kryetares Topalli ne Zvicer eshte e para zyrtare e realizuar ne kete vend. Nga ana tjeter Kuvendi sqaroi se nuk shperdorohen parate e buxhetit ne kete rast, perkundrazi. "Theksojme se shpenzimet e qendrimit te delegacionit shqiptar jane mbuluar nga pala zvicerane, pa marre asnje lek nga taksat e shqiptareve. Se fundi deshirojme t'i kujtojme zotit Brace, se ka mbaruar koha e izolimit; jetojme ne kohen e globalizmit. I themi Erionit se ndoshta ne nje vizite te ardhshme, nese partia e tij i jep leje, mund te perfshihet ne nje delegacion parlamentar", thuhet ne reagim. Nuk eshte hera e pare qe selia roze ankohet nga vizitat dhe udhetimet qe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kryen jashte vendit. Sikurse nuk eshte e para here qe ne mungese se saj, Kuvendi nuk zhvillon seancen plenare, ndonese eshte e percaktuar ne kalendarin e punimeve. Kete here, Topalli nuk ja besoi as dy zevendesve te saj, drejtimin e seances, Ylli Bufi dhe Neritan Ceka. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›