E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, ja qarqet për anëtarët e kryesisë, Rama: Fund padrejtësisë

Tashmë, shumë deputetë të kësaj partie nuk do të merren me zonat ku janë marrë historikisht.

Kështu, në bazë të vendimit, Ben Blushi do të transferohet në Qarkun e Elbasanit, ndryshe nga ku ishe më parë në atë Korçës. Namik Dokle do të shkojë në Berat, Erion Braçe do të mbulojë Korçën.

Deputeti Ditmir Bushati do të mbulojë Pukën dhe Malësinë e Madhe, ndërsa Eglantina Gjermnei do të mbulojë Krujën. Ndryshime në zonat e mbuluara do të kenë edhe deputetet Valentina Lesakj që kalon në Vlorë dhe Arta Dade në Tiranë. Sa i takon dy sekretarëve Blendi Klosi dhe Gramoz Ruci mësohet se nuk do të kenë ndonjë qark të përcaktuar, pasi do të merren me organizime në tërësi.

“Sot është dita për të ndarë përgjegjësi dhe detyra dhe për të filluar rrugën për programin e Partisë Socialiste. Programi i Kongresit të 5 nëntorit nuk është fjala e fundit por hapi i parë. Më shumë se kushdo tjetër, janë ata që vuajnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme keqqeverisjen. Ne angazhohemi për të vendosur një politikë të re, e cila sensin e drejtësisë e ka ison e vet”, tha kreu i PS-së Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë. /Start/

                                                                                             2012-01-22 11:16
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›